Gjovalin dhe Admir Kadeli

Politikë

8 vite nga ikja e ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli, i biri kujton përvjetorin: Je larg syve, por përherë në zemrën time

27 Maj, 09:55| Përditesimi: 27 Maj, 10:12

  • Share

Plot tetë vite bëhen nga vdekja e deputetit të Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli. Në këtë përvjetor i biri Admir Kadeli e ka kujtuar me një mesazh të ndjerë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“8 vite pa ty Bab! Koha kalon, por mungesa jote nuk zbehet. Çdo vit që kalon, ndjej edhe më shumë peshën e fjalëve që nuk i thamë, përqafimeve që mungojnë dhe udhëzimeve që sot do të më duhej t’i kisha pranë.

Je larg syve, por përherë në zemrën time. Ke lënë pas jo vetëm emrin e një burri të ndershëm dhe fisnik, por një trashëgimi nderi, përgjegjësie dhe dashurie për njerëzit e këtij vendi”, shkruan Admir Kadeli, djali dhe më i madhi i katër fëmijëve të ish-deputetit Gjovalin Kadeli.

Siç ka treguar edhe gjatë fushatës, Admiri u bë baba për dy motrat dhe vëllain më të vogël. Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare, në vitin 2017, ndërsa dy vite para ikjes së tij kishte ndërruar jetë dhe bashkëshortja.

“Në çdo hap që bëj, mundohem të jem i denjë për ty, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që më rrethojnë. Me përulësi ndjek gjurmët që le pas dhe e ndjej gjithmonë dorën tënde mbi supin tim, si dikur kur më udhëhiqje me fjalë të qeta dhe shpirt të madh.

Faleminderit që ishe babai im! Faleminderit që je ende udhërrëfyesi im, nga lart. Të dua dhe do të të dua gjithmonë. Yt Bir krenar”, përmbyll Admir Kadeli.

Admiri vendosi të ndiqte rrugën e të atit dhe në zgjedhjet e 11 Majit arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS. Ai do të ndjekë rrugën e të atit, duke qenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvend në shtator.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?