Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Nënë Terezën në 8 vjetorin e shenjtërimit të saj. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se Nëna Tereza është shembulli i fuqisë së shpirtit dhe besimit, që jetën ia kushtoi të vuajturve.
“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin", shkruan Begaj.
Lajmi kryesor:
8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë
SI.E./ReportTv.al