Gazetari Mero Baze ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili gjatë ditës së sotme shënoi gafën e radhës sa i përket shifrave.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, botuesi i gazetës “TemA” ndan sekuencën nga fjala e liderit të opozitës i cili duke akuzuar qeverinë u shpreh se janë “8 vite të humbura në këto 4 vite”.
Ndërkohë, Baze ironizon duke thënë se kjo është e qëllimshme pasi ka ndarë dy mandatet e Ramës, duke hequr bashkëqeverisjen me LSI-në.
“8 vite të humbura në këto 4 vjet”. Ka hequr 4 vitet e LSI me PS se nuk do sherr me Monikën”, shkruan Baze.
Lajmi kryesor: