Kontaktet e shpeshta me një preson të krimit të organizuar i kanë kushtuar shkarkimin nga detyra prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Sipas vendimit të shkarkimit të datës 6 nëntor 2019, i siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, rezulton që Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar fillimisht një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Kulluri për të vijuar detyrën, për shkak të lidhjeve me një person të përfshirë në trafik droge. Bazuar në këtë raport, prokurori i njohur amerikan John Leonardo, vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ka kryer një hetim më të thelluar. Prokurori amerikan ka arritur në konkluzionin se prokurori Përparim Kulluri ka komunikuar në telefon gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016 me personin A. B., i njohur më pas edhe M. B, pasi ka ndryshuar emrin.
Ndërkaq më 11.5.2006, Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij e këtij personi për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu, sipas vëzhguesit të ONM, nga të dhënat e sistemit TIMS, ka rezultuar se prokurori ka përdorur makinën e këtij personazhi, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti nga gjykata greke. Më tej, ky person është hetuar penalisht edhe nga vetë Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri për trafik droge, në vitin 2014. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese Olsi Komici, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj ka konkluduar se prokurori ka udhëtuar 6 herë jashtë vendit me makinë e A. B, në pozicionin e “shoferit”. Nga ana tjetër, prokurori Kulluri ka shpjeguar se këtë shtetas se e njeh, pasi kanë qenë studentë në vitin 1990, por që nuk ka qenë në dijeni të faktit se ai apo vëllai i tij janë të përfshirë në krimin e organizuar si dhe nuk ka pasur dijeni se mund të ketë qenë i dënuar në Greqi.
Por, KPK ka theksuar se prokurori duhej të tregohej i kujdesshëm me përdorimin e makinës dhe se aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike të këtij personi konstatohet edhe nga burime të hapura, duke iu referuar lajmeve të vitit 2005. Bëhet fjalë për lajmin e publikuar në qershor të 2005, sipas të cili policia greke sekuestroi 90 kg hashash në qendër të Athinës si dhe vuri në pranga çiftin e bashkëshortëve shqiptarë, Artur Asimaj, 26-vjeç nga Vlora si dhe bashkëshortja e tij, Silvia Shkeli, 22-vjeç nga Tirana. Sipas zëdhënësit të policisë greke në atë kohë, kreu i këtij trafiku dyshohej të ishte një shqiptar, A. B, me origjinë nga Gjirokastra, por banues në Fier.
Gjetjet e hetuesit amerikan për prokurorin Përparim Kulluri
1. Ka informacion se shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., i lindur më 17.4.1972, ka qenë i proceduar penalisht në Greqi. Gjykata e Apelit Athinë ka urdhëruar arrestimin e tij më 11.5.2006, për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
2. Gjithashtu, shtetasi A. B., i njohur edhe si M. B., duke filluar nga data 24.1.2014, është hetuar penalisht për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku subjekti i rivlerësimit ka punuar nga tetori i vitit 2013, e në vazhdim.
3. Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe trafikimi i lëndëve narkotike përbëjnë vepra penale të “krimit të organizuar”, siç përcaktohet nga pika 15, e nenit 3, të ligjit të nr. 84/2016. Për pasojë, A. B., i njohur ndryshe edhe si M. B., është “person i përfshirë në krimin e organizuar”, në bazë të pikës 15, të nenit 3, të ligjit nr. 84/2016, nga data 11.5.2006, e në vijim.
4. Numri i telefonit (*), i regjistruar në emrin e subjektit të rivlerësimit, është përdorur shpesh gjatë periudhës 15.3.2008 – 4.2.2016, për t’i telefonuar numrit të telefonit (*), i cili ka qenë i regjistruar në emër të shtetasit A. B., i njohur edhe si M. B. .
5. Në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2013, nga të dhënat e sistemit TIMS rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka udhëtuar dhe ka kaluar kufirin shqiptar disa herë, duke drejtuar një autoveturë me targa (*). Ky automjet rezulton se në këtë periudhë ka qenë në pronësi të shtetasit M. B. (i njohur edhe si A. B.), nga viti 2010 deri në vitin 2014. Subjekti i rivlerësimit ka pranuar se e ka përdorur automjetin jo vetëm për të kaluar kufirin, por edhe për qëllime të përgjithshme gjatë vitit 2012 dhe vitit 2013.
E shkarkoj se shkarkoj vettingu ky eshte bob lale, nuk e .... per asgje! Keta qe e kaluan nuk jane me te mire!
PërgjigjuFALEMINDERIT NGA ZEMRA U.S.A
PërgjigjuEh more palo prokuror i more nje dite disa nga nemat tona .Kujto sa vete ke futur ne burg ne vitet 2014-2015 te pafajshem u ke dhene nga 15 burg per te mbrojtur keta kriminele. uroj qe nemat tjera te te gezojne me vone .BRAVO USA
PërgjigjuBRAVO USA...
PërgjigjuKu ka polic apo kryepolic , komandant ,apo shefe sic thiren me perkedheli nga... qe nuk i ka duart e lidhura nga krimi ketu ne Albanisten .
PërgjigjuBravo vëzhguesit! 100 herë bravo së shqiptarët duan kamzhik tek koka qe te lulezoje e begatoje vendi i tyre ndryshe po i le hazát të fikin deren. Po të mos ishte ky vezhgues as qe do e merte vesh njeri së ç ka bere ky. Edhe Enver Hoxha nuk ishte budalla qe e izoloi shqiptarin me kamzhik sepse vetem keshtu ai pra shqiptari e lulezoi vendin e tij duke zhvilkuar edhe industrine. Pra, shqiptari duhet te kontrollohet me “kamzhik” qe te përparojë e mira e përgjithshme. Po e le të lirë nuk ja ndjen asgjë përveç se vetes së tij.
PërgjigjuFREDI po ti nuk je shqiptar.pra nuk rron dot ti pa kamxhik?
Lajm i mire.
PërgjigjuRROFTË USA MIRËNJOHJE DHE RESPEKTE PËR GJITHË JETËN!!
Përgjigju