Hotelet dhe shtëpitë e pushimit në Shëngjin janë pothuajse bosh. Ato popullohen vetëm gjatë fundjavës. Edhe pse jemi në mesin e sezonit turistik strukturat akomoduese në Shëngjin punojnë me 20% të kapacitetit. Shqetësimi është ngritur nga kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj.
“Strukturat akomoduese në Shëngjin janë prej 1 muaj e gjysmë në gatishmëri dhe kanë bërë gati gjithçka që duhet për pritjen e turistëve. Por ngelemi në një situatë me kapacitete jo më tepër se me 20%, po afrohemi në mesin e muajit të dytë të turizmit dhe situatë është jo gri por gati në të zezë", tha Palokaj.
Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm në Lezhë dhe kjo krizë po reflekton në ekonomitë familjare. Për shkak të mungesës së turistëve shumë persona kanë mbetur pa punë.
“Këtu turizmi nuk është thjesht vetëm hoteleria, ose personeli i ngushtë i hotelit. Hallka e njerëzve të punësuar është shumë e gjatë që nga tek punonjësi i thjesht, çadrat, shezlongët etj. Duke qenë se kapacitet dhe numri i turistëve është shumi i ulët, dihet që edhe nga bizneset ka patur shkurtim të numrit të punonjësve sepse ta dikton situata", u shpreh Palokaj.
Rreth 80% të të ardhurave të bashkisë vijnë nga turizmi dhe ndërtimi, ndaj Palokaj thotë se kjo duhet të reflektohet në rritjen e investimeve nga ana e bashkisë së Lezhës.
"Të gjithë të ardhurat e bashkisë rreth 70% -80% vjen nga sektori i ndërtimit dhe turizmit. Duke qene se të ardhurat janë në një përqindje kaq të madhe nga sektori dhe përkthimi i investimeve duhet të jetë me vëmendje nga Shëngjini”, përfundoi Palokaj.
Po pse ka hotele ne shengjin,,une vetem pallate kam pare aty....
Përgjigju