BULQIZË- Nga e shtuna e deri të hënën në mesditë mbi 90 qytetarë të qytetit të Bulqizës dhe fshatrave përreth janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Bulqizës. Mjekët thonë se pacientët kanë të gjithë shenja helmimi, me dhimbje barku, të vjella, dhimbje koke dhe temperaturë.
‘Bark e të vjella temperaturë, morëm mjekim. Më mirë jemi tani.’- u shpreh një qytetare.
Dyshimet e para ishin se shkak i helmimit mund të ishte uji i çezmës, të cilin banorët e konsumojnë si ujë të pijshëm. Por, sipas analizës ujit që është bërë nga Shërbimi i Epidemiologjisë në Bulqizë ka rezultuar se uji nuk është e kontaminuar dhe mund të konsumohet.
Mjeku i spitalit të Bulqizës Shahin Kaja nuk përjashton as virozat e stinës.
‘Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.
Komisariati i Policisë Bulqizë tha se është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Ndërsa Njësia e Kujdesit Shëndetësor mori kampion uji në disa pika të qytetit dhe pritet përgjigja e analizave nga laboratori ISHP-së në Tiranë.
Një situatë e tillë është e përsëritur në Bashkinë e Bulqizës pasi banorët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në raste të mëparshme për shkak të helmimit nga uji. Kujtojmë se në verën e 2023-shit mbi 60 familjarë u paraqitën në qendrën shëndetësore të Gjoricës. Në janar të 2021 u helmuan nga uji i pijshëm 30 persona të cilët u kuruan në qendrën shëndetësore të Shupenzës.
Edhe gjatë ditës së sotme qytetarë të Bulqizës janë paraqitur në spital me simptoma helmimi. Mjeku Shahin Kaja për Report Tv përjashtoi mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, kjo pasi sipas tij ata janë nga zona të ndryshme.
‘Sot me fillimin e ditës së re kanë filluar rastet me heqje barku me të vjella me temperatura, por kjo nuk lidhet me ujin e pijshëm, por me faktorë virale. Kjo pasi rastet janë sporadike dhe jo të centralizuara me një vend. Nuk kanë lidhje me ujin, përjashtohet kjo mundësi. Shkaku lë të kuptosh që është një shkak viral. Nuk ka pasur raste festive, por janë raste sporadike të veçanta në zona të veçanta. Deri tani jam ke rasti i nëntë. Nuk dihet shkaku, por vetëm nga uji jo. Kjo pasi kemi të bëjmë me ujësjellës të ndryshëm dhe zona të ndryshme.’- u shpreh mjeku.
doktori ka te drejte eshte viroze edhe ka ra nga qielli.
PërgjigjuEshte viroze... E ka kaluar i madh dhe i vogel me te njejtat simptoma. Mjafton te pyesni farmacite se sa trisol kane shitur.
PërgjigjuKy palo mjek mashtrues me kujton mjeket e S.Ushtarak ne 21 Janar qe thane plaget jane nga qitje te aferta. Arestoni drejtorin e ISHP, Drejtorin e Ujesjellesit dhe Kryetarin e Bashkise. Sipas ketij mjeku te paturp virusi ka rene nga qelli. Nuk keni klorinuar ujin o te papergjegjshem.
Përgjigju