Riza Lushta dhe Edon Zhegrova

Sport

80 vite më pas, Edon Zhegrova bëhet shqiptari i dytë nga Kosova që luan për Juventusin pas Riza Lushtës

2 Shtator, 09:25| Përditesimi: 2 Shtator, 10:55

  • Share

Juventusi zyrtarizoi firmën me Edon Zhegrovën deri në vitin 2030. Sulmuesi anësor bëhet shqiptari i dytë nga Kosova që luan me fanellën e 'Zonjës së Vjetër'. Për të gjetur emrin e parë shqiptar që ishte pjesë e bardhezinjve duhet të kthehemi 85 vite para, pra në vitin 1940 gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Riza Lushta (1916-1997), sulmuesi nga Mitrovica shkëlqeu me Trepçën dhe në vitin 1934 familja e tij emigroi drejt Shqipërisë duke u vendosur në kryeqytet. I riu iu bashkua SK Tiranës dhe ra në sy për talentin dhe golat e tij. Në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri, Italia organizoi një turne dhe një mini-Kombëtare u formua për t'i bërë ballë disa emrave të njohur të futbollit nga përtej Adriatikut.

Shprefeja Tiranë la mbresa të mira dhe disa emra ia dolën të depërtonin në futbollin italian. Në verën e 1939 Lushta kaloi te Bari dhe pas vetëm një sezoni, më 1940 u bashkua me Juventusin.

Te 'Zonja e Vjetër' ai luaji për pesë vite dhe la shumë kujtime me golat e tij. Me Juventusin ai koleksionoi 90 takime, duke shënuar 50 gola. Spikati sidomos më 28 qershor 1942 kur i shënoi tre gola Milanit, në fitoren 4-1 të Juventusit në Torino.

Më pas karriera e Lushtës vijoi te Napoli, Alessandria, Cannes, Siena, Forfi, për ta mbyllur me Rapallo Rivarol në vitin 1954. Lushta vijoi jetën në Itali dhe varri i tij ndodhet në Torino. Ai u nda nga jeta më 6 shkurt 1997, teksa ka qenë një nga futbollistët që më 1936 ka themeluar kombëtaren shqiptare me trajnerin hungarez Samo Singer. Kujtojmë se pjesë e Juventusit deri para pak vitesh (2022) ka qenë edhe Giacomo Vrioni, që mundi të koleksionojë vetëm 12 minuta me ekipin e parë.

Lushta, kur i shënonte tre gola Milanit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?