Japonia kujtoi sot në heshtje një nga ngjarjet më të rënda në historinë e njerëzimit, bombardimin bërthamor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 80 vite më parë, 6 gushtin e 1945-ës, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore
Në orën 8:15 të mëngjesit, pikërisht në momentin kur bomba e parë atomike ra mbi qytetin e Hiroshimës, u përkujtua pa fjalë në respekt të kujtimit të mbi 200 mijë jetëve të humbura.
Kryeministri japonez, së bashku me përfaqësues ndërkombëtarë dhe mijëra qytetarë, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në Parkun e Paqes dhe pranë asaj që njihet si Kupa e Bombës Atomike, dëshmi e gjallë e shkatërrimit që pësoi qyteti 80 vite më parë.
Kryebashkiku i Hiroshimës në fjalimin e tij u ndal tek rrezikun në rritje prej bombave bërthamore dhe kërkoi që Japonia të ndërmarrë hapa konkretë drejt çarmatimit global. Në një kohë kur dy fuqitë më të mëdha botërore, SHBA dhe Rusia, rikthejnë kërcënimet me aktivizimin e armëve bërthamore.
Bomba e parë atomike që u hodh mbi qytetin e Hiroshimës i mori jetën 140 mijë personave vetëm në shpërthimin fillestar, ndërsa numri i viktimave u rrit në 200 mijë deri në fund të viti. 3 ditë më pas, në 9 gusht, Japonia u përball me një tjetër bombardim mbi qytetin e Nagasagit, që regjistroi të paktën 74 mijë të vrarë.
Tetëdhjetë vjet pas bombardimeve të Hiroshimës dhe Nagasakit, të mbijetuarit që tashmë janë në moshë të thyer po i bëjnë thirrje botës të mos harrojë çfarë është humbur.
Iida ishte vetëm tre vjeç kur SHBA hodhi një bombë me uranium në Hiroshima më 6 gusht 1945. Ai ndodhej 900 metra nga qendra e shpërthimit, në shtëpinë e fëmijërisë së nënës së tij. Ai kujton se ishte i bllokuar nën rrënoja, i gjakosur nga copat e xhamave të thyer.
“Babai im ishte i djegur dhe i verbuar. Lëkura i varej nga trupi… s’mundej as të më mbante për dore”, rrëfen një tjetër prej të mbijetuarve, Shingo Naito, i cili atë ditë ishte vetëm gjashtë vjeç.
Ceremonitë përkujtimore që zhvillohen në Hiroshima më 6 gusht dhe në Nagasaki tri ditë më vonë tërheqin mijëra njerëz nga e gjithë bota. Megjithatë, të mbijetuar, ose të njohur ndryshe si “hibakusha”, do të ketë gjithnjë e më pak.
Një raport qeveritar i publikuar në mars konfirmoi se tashmë janë vetëm 99,130 hibakusha janë ende gjallë, 7,695 më pak se një vit më parë, pasi mosha po ndikon ndjeshëm në uljen e numrit të tyre. Mosha mesatare e të mbijetuarve sot është 86.13 vjeç.
Pikërisht që dëshmitë personale të përdorimit të vetëm të armëve bërthamore gjatë një lufte të mos humbasin me vitet, muzeume, organizata dhe edhe individë po ndërmarrin hapa për të ruajtur historitë e tyre gjallë.
Komente
