Duhani i fshehur brenda furgonit

800 kg duhan kontrabandë, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

28 Janar 2021, 09:05| Përditesimi: 28 Janar 2021, 09:14

  • Share

KUKËS- Një 38-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke transportuar 800 kg duhan, pa faturë shoqërimi, mall për të cilin paguhet akcizë. Në pranga ka rënë E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se 38-vjeçari u kap në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku pas kontrollit të furgonit u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata).

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

"Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.  Sekuestrohen 800 kg duhan. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 38 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe.

Në aksin rrugor Kukës-Morinë është ndaluar mjeti tip furgon me drejtues shtetasin E. A. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, brenda në furgon u gjetën dhe u sekuestruan 800 kg duhan (gjethe duhani të thata), pa faturë shoqërimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, njofton policia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?