800 sportistë dhe 34 shtete, nis në Tiranë Europiani i Mundjes! Garuesi gjerman: Do kthehem këtu për pushime

12 Qershor 2023, 19:40| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 19:52

  • Share

Me pjesmarrjen e 34 shteteve dhe rreth 800 sportistëve ka nisur në Tiranë kampionati europian për moshën deri në 17 vjeç. Një aktivitet që do zgjasi deri të dielën dhe siç tregojnë dy sportistët nga Gjermania dhe Finlanda pritet të ketë rivalitet të lartë, por edhe do shfrytëzohet për t’ia kaluar mirë në Tiranë.

“Është kënaqësi që ndodhem këtu. Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe besoj se do kthehem me pushime bashkë me familjen. Nga gara sëpari pres të takoj disa shokë të vjetër dhe të marr rezultate sa më të mira të jetë e mundur,”-u shpreh një mundës gjerman.

“Është shumë bukur këtu në Shqipëri. Edhe koha është fantastike. Nga europiani pres që të zhvilloj ndeshje të mëdha për t’ia arritur atje ku dua,”-tha një mundës finlandez.

Edhe pse me fonde modeste feferata shqiptare e mundjes ka arritur ta organizojë këtë aktivitet me rastin e Tiranës Qyteti Europian i sportit.

“Mendoj se ia kemi dalë të bëjmë një fotografi nga më të mirat qoftë për qytetin tonë ashtu edhe për sportin. Federata e ka bërë më së miri punën e saj për të treguar që Shqipëria dhe mundja mund të presë mysafir,”-u shpreh presidenti i federatës së mundjes Sait Prizreni.

Kampionati Europian U-17 në Tiranë zhvillohet në disiplinën greko-romake dhe përveç djemve do të garojnë edhe vajzat.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?