808 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit ë vend, ndërsa 3 persona kanë humbur jetën nga virusi, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja kanë dalë nga 2075 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 763 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend, janë konfirmuar 304.950 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë janë 7.638 qytetarë të infektuar me virusin, 26 prej të cilëve po marrin trajtim të specializuar në spital.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (5 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 808
Të shëruar në 24 orë 763
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2075
Testime totale 1,927,660
Raste pozitive 316,145
Raste të shëruara 304,950
Raste Aktive 7,638
Humbje jete 3,557
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,792
Fier 748
Durrës 643
Vlorë 498
Elbasan 386
Korçë 348
Gjirokastër 294
Lezhë 252
Shkodër 261
Berat 218
Dibër 140
Kukës 58