Kronikë

80-vjeçarja shërohet nga COVID-19, bashkëshorti i saj humbi jetën sot tek Infektivi

15 Prill 2020, 14:13| Përditesimi: 15 Prill 2020, 16:38

  • Share

Një 80-vjeçare nga Fieri është shëruar nga COVID-19. Pas lajmit të mirë të shërimit të 80-vjeçares, historia e saj ka dhe një anë të trishtueshme pasi bashkëshorti i saj, 90 vjeç, ishte viktima e vetme e ditës së sotme tek Infektivi.

Gruaja ka dalë negative në testin e dytë.  Asaj nuk i është thënë ende se bashkëshorti i saj nuk mund të dal fitues në betejën me COVID, duke humbur jetën.

Dy bashkëshortët e moshuar ishin të prekurit në një pallat në lagjen “15 tetori” në Fier, ndërsa infektimi i tyre nuk ka lidhje me histori udhëtimi në vendet e prekura apo kontakte me personat e infektuar.

90-vjeçari ndërroi jetë në spitalin Infektiv mëngjesin e sotëm. Ai vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Ai ndodhej prej 11 ditësh i intubuar në Spitalin Infektiv, po nuk mund dot t'ia dalë.

I.K/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?