80-vjetori i gjenocidit grek te çamët përkujtohet në Kuvend! Idrizi: Dëshmitarët treguan masakrimin e kësaj popullsie

10 Qershor, 21:48| Përditesimi: 10 Qershor, 21:57

  • Share

80-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë u përkujtua sot në ambientet e Kuvendit nga PDIU.  Kreu i saj, Shpëtim Idrizi, përmendi takimet e viteve 1993-1994 me palën greke, ku në tavolinë ishin diskutimet e çështjes së Çamërisë.

Idrizi citoi disa prej neneve ndërkombëtare që dëshmojnë gjenocidin ndaj popullsisë së çame, ndërsa sipas tij dëshmitarët tregojnë masakrimin dhe përdhunimin e kësaj popullsie. Idrizi në fjalën e tij, solli dhe historinë e një të moshuari në Kosovë, i cili kur u pyet për masakrën e Reçakut, edhe pse kishin kaluar 25 vite, u përgjigj duke theksuar se “gjenocidi nuk ka moshë”.

“Më kujtohet një plak i Kosovës kur po flisnim për masakrën e Reçakut, dhe kur e pyetën se kanë kaluar 25 vjet. Tha ‘Gjenocidi nuk ka moshë’. Prandaj jemi këtu për ta sfiduar derisa të kemi drejtësi. Prania jonë sot është respektimi dhe përkujtimi më i mirë që mund t’i bëjmë ndaj kësaj drame të madhe kombëtare. Sot është data 10 qershor dhe për ne është dita e Lidhjes së Prizrenit, ditë kur shqiptarët u bënë bashkë për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare nga fuqitë e huaja. Në Çamëri u krijua lidhja shqiptare e jugut, me Abdyl Frashërin dhe Abedin Bej Dinon, një figurë e jashtëzakonshme e beut të Prevezës, ish ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, i thirrur në të gjithë negociatat për 30 vjet, nga 1878-1913, punoi dhe bëri gjithçka që të ndalonte copëtimin e Çamërisë. Në përkujtim të kësaj dite vendosëm që ky aktivitet, në parlamentin e Shqipërisë të na bashkojë bashkë, përfaqësues të politikës, akademikë për të ngritur zërin për një nga gjymtyrët e prera të kombit shqiptar, për Çamërinë.”, tha ai.

Idrizi thotë se me Çamërinë janë shkelur konventat ndërkombëtare.

“Dua t’ju rikujtoj edhe konventat ndërkombëtare që janë shkelur me masakrën dhe gjenocidin e Çamërisë. Konventa për parandalimin e krimeve të gjenocidit të viteve 1945, konventa për krimet e luftës në 1968 dhe konventa e shoqërisë demokratike sot, për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.  Çështja çame s’duhet të trembë askënd prej nesh. Është e drejta e jetës së mohuar, e drejta e pronës së tjetërsuar, dinjiteti njerëzor i masakruar. Ndaj ne sot duhet të jemi të vetmit që nuk mund të ndihemi as në faj dhe as të trembur sepse jemi në trojet dhe në të drejtën tonë kombëtare.”, tha Idrizi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 11/06/2024 02:57

    Mon Kukaleshi i Xhoanez greke mbron çamet.Ooo kulmi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?