TIRANË- Aktori i madh i kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, feston sot ditën e tij të lindjes. Sot Ndrenika mbush 80-vjeç, e ndërsa një pjesë e mirë e jetës së tij është në ekran, ku i ka dhuruar shqiptarëve role të arrira në të gjithë filmat që ka luajtur.
Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, interpretues i më shumë se 30 filmave, është i njohur për thjeshtësinë e tij e ndërsa është një vlerë e shtuar e artit shqiptar që përfaqëson historinë e jashtëzakonshme të një njeriu të madh, që ka bërë histori përmes thjeshtësisë së madhështisë së tij. Një aktor i madh i kombit tonë, që i jepte ngjyra artistike skenave dhe ekraneve bardhezi, ndërsa ende ka një vend të veçantë në zemrën e publikut.
Në këtë ditë të shënuar për të, ka pasur edhe një reagim nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Gëzuar 80-të vjetorin i miri Robert Ndrenika - aktorit të dashur për të gjithë!”, shkruan Veliaj në rrjetin e tij social Facebook.
Kush është Robert Ndrenika?
Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.
Robert Ndrenika ka pasur një histori mjaft të bukur dashurie me gruan e tij, Polikseni. Ai e adhuronte bashkëshorten e tij. Por edhe ajo e adhuronte të shoqin, që e shoqëronte gjithmonë në prova. Por pasi Polikseni u sëmur dhe vdiq, Robert Ndrenika e vuajti shumë largimin nga jeta të bashkëshortes së tij. Aq sa për katër vite nuk shkeli më në teatër. Por në prill të vitit 2012 ai fitoi mbi vuajtjen dhe u rikthye fuqishëm teatrit me rolin e doktor Shuster.
Aktori i shquar i kinemasë dhe teatrit shqiptar, ka një veçori në interpretimet e tij, shumica e roleve të tij ishin personazhe që, në atë kohë (para viteve ‘90), cilësoheshin negative. Por mjeshtëria e jashtëzakonshme në interpretimin e këtyre personazheve nga Robert Ndrenika i gdhendi ata në mendjen e shikuesve aq fort sa vetë Roberti shpesh herë thirrej me emrat e personazheve të tij. Ai gjithmonë e ka parë armë të fortë mbështetjen ndaj artit, për zhvillimin e çdo shoqërie, edhe për Shqipërinë.
Filmat
Kronikë provinciale (2009)
Tifozët – (2004) komedi
Njerëz dhe fate – (2002-2
Tirana, viti zero
Parullat – (2001), Lleshi
Bolero – (1997)
Nata e dymbëdhjetë
Edhe kështu edhe ashtu
Botë e padukshme -azi
Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli
Vrasje në gjueti
Dhe vjen një ditë – (1986) si vëllai i Llano Bletës
Gurët e shtëpisë sime – (1985)
Tre njerëz me guna – (1985)
Shi në plazh – (1984) teater-komedi
Shirat e vjeshtës – (1984) , Sotiri
Nxënësit e klasës sime – (1984), Kristofori
Kohë e largët – (1983), Anastas Grigori
Besa e kuqe – (1982), Gjoni
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV)
Nëntori i dytë – (1982), karrrocieri i Ismail Qemalit
Prefekti, komedi, Qazim Mulleti
Vëllezër dhe shokë – (1982), Sokrati
Një shoqe nga fshati – (1980) Agushi
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV)
Mësonjëtorja – (1979), kocka
Në shtëpinë tonë – (1979), Stefi
Koncert në vitin 1936 (1978), Fotaqi (n/prefekti)
Shembja e idhujve – (1977), kapteri
Emblema e dikurëshme – (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin – (1974) Zeqo
Rrugë të bardha – (1974), Ganiu
Shtigje të luftës – (1974), Shabani
Kryengritje në pallat – (1972)
Odiseja e tifozave – (1972)
Kapedani – (1972), i biri i xha Sulos
I teti në bronx – (1970), Xhemali
Horizonte të hapura – (1968), Azemi
Oshëtimë në bregdet – (1966), Gjergjiekti komedi , Qazim Mulleti
Gezuar Ditelindjen dhe u befsh 180 vjeç o i madhi, legjendari dhe njeriu i Vertete, i Ndershem dhe Madheshtor Robert NDRENIKA. Kalofsh nje jete plot gezim, Paqe, e Lumturi e Begati Ju dhe te gjithe te dashurit, miqte e shoket Tuaj kudo ku jane.
PërgjigjuBerto mos na genje neve per moshen tate Ne njofim kahone ty Ti ke qene ma i vogli i lagjes Ne si kena mush akoma ato vjec na dole ti sot me na tregu se kom ditlindjen e 80 ma i vogli lagjes E megjithe ate urimin po ta jap Festofsh kete dite per shume Vite o Gjigandi i Kinematografise dhe Teatrit Kombetar Shqipetar Shendet e lumturi me te dashurit e tu qe ti do Zemra jote e madhe????
Përgjigju