80-vjetori i lindjes, përkujtohet këngëtarja Vaçe Zela në Lushnjë

10 Prill 2019, 15:40| Përditesimi: 10 Prill 2019, 17:10

  • Share

Në 80-vjetorin e lindjes së këngëtares së mirënjohur Vaçe Zela u organizua në qytetin e Lushnjës një mbrëmje festive në ndër të saj. Në qendrën e artit të këtij qyteti, u bënë bashkë artistë edhe njerëz, që e kanë duartrokitur këtë artiste në skenë për vite të tërë sa qe gjallë.

Gjatë këtij përvjetori në edicionin e katërt i festivalit të zërave të rinj “Vaçe Zela” u ngjitën në skenë 20 artistë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, mes të cilëve u përzgjodh fituese e çmimit të parë, Elisa Xharo.

Kreu i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, gjatë fjalës së tij ndali tek vlerat e artistet Vaçe Zela në rrafsh kombëtar .

“Plot 80 vite më parë në një familje të thjeshtë myzeqare, në një vatër ku muzika ishte ulur këmbëkryq lindi Vaçe Zela. Një emër që do t’i kalonte shumë shpejt kufijtë, duke u bërë një artiste me përmasa kombëtare”, shprehet kryetari i Bashkisë, Fatos Tushe.

Ndërsa, për të ngulitur në kujtesë të publikut që e deshi aq fort artisten Vaçe Zela, është menduar që në të ardhmen të ngrihet edhe një monument në qytetin e Lushnjes. Në Lushnje Ansambli Folklorik dhe godina e kinoteatrit mbajnë emrin e këngëtares së njohur.

Vaçe Zela (07 prill 1939- 6 shkurt 2014) lind në Lushnje. Ka dhënë një kontribut të madh në muzikën e filmit, duke interpretuar shumë këngë. Por është konsideruar në vitet e errët të diktaturës, si një meteor. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë” nis rrugëtimi i saj në skenën e muzikës së lehtë, 1962. Por nuk mund të harrohen as këngë, si: “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale” etj., të cilat janë pjesë e fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?