Sociale

81-vjetori i Çlirimit të Beratit, homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve

13 Shtator, 17:00| Përditesimi: 13 Shtator, 17:09

  • Share

Me rastin e 81-vjetorit të çlirimit të qytetit të Beratit, më 13 shtator, u zhvilluan homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar ata që ranë në betejat për çlirimin e qytetit dhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familjarë të të rënëve, përfaqësues të policisë, deputetë dhe qytetarë. Nën tingujt e Bandës Frymore të qytetit, u vendosën kurora dhe buqeta me lule në lapidarin kushtuar dëshmorëve, në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut, si shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tyre.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Ceca, duke përkujtuar me nderim dhe mirënjohje sakrificën e dëshmorëve për çlirimin e qytetit, falënderoi gjithashtu veteranët e LANÇ-it për kontributin dhe sakrificat e tyre në rimëkëmbjen e vendit dhe ndërtimin e komuniteteve.

“Sot – tha Ceca – përkujtojmë edhe 322 bijtë dhe bijat më të mirë të qytetit, të cilët dhanë jetën për lirinë gjatë betejave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.”

Çlirimi i Beratit më 13 shtator 1944 ishte një nga betejat më heroike të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që shënoi një kthesë vendimtare në luftën për çlirimin e Shqipërisë, pasi pas kësaj date vijuan çlirimet e qyteteve të tjera të vendit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?