Një 83 vjeçar ka dalë nga banesa e tij para 3 ditësh dhe nuk është kthyer më.
Denoncimin në polici e ka bërë e bija e tij me inicialet I.G pasi babai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer.
83 vjeçari me iniciale P.P vuan nga skleroza dhe besohet se ky është dhe shkaku i humbjes së tij,.
Policia ditën e sotme ka kërkuar ndihmën e qytetarëve duke vënë në dispozicion një numër telefoni 0694118077 ku qytetarët mund të kontaktojnë nëse e kanë parë ose kanë një informacion.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
83 vjeçari që u raportua pak më herët i zhdukur nga policia pas denoncimit të vajzës është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Report Tv, pas kontaktit që ka pasur me familjen, ka mësuar 83 vjeçari është gjetur i pajete nga banoret e zonës në një kanal në Kamenicë, fshat i Divjakës.