Në kuadër të 83-vjetorit të Konferencës së Pezës, sot është mbajtur një ceremoni solemne në nderim të ngjarjes që shënoi një kthesë të rëndësishme për popullin shqiptar.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe kujtoi sakrificat e atyre që në vitin 1942, mblodhën forcat për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar. Më tej gjatë fjalës së saj Fino u shpreh se angazhimi për zhvillimin e vendit sot është në vazhdën e frymës dhe amanetit të Pezës.
“Sot në 83-vjetorin e konferencës së Pezës përulemi me respekt dhe me mirënjohje të thellë përpara atyre burrave dhe grave që në shtatorin e vitit 1942 u mblodhën këtu për të treguar se Shqipëria është e pathyeshme kur shqiptarët bashkohen përtej çdo dallimi. Ne jemi para së gjithash shqiptarë të bashkuar në dashurinë për atdheun dhe në dëshirën për të parë vendin tonë pjesë të plotë të Europës. Në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës dua të shpreh krenarinë dhe përulësinë që Tirana si kryeqytet ka nderin të mbajë gjallë kujtesën e Pezës duke e lidhur historinë e sakrificës së djeshme me vizionin e zhvillimit të sotëm.
Detyra jonë si pasardhës e atyte që bën aktin historik të Pezës është të tregojmë të njënjtin guxim e vizion sot në ditët tona.Të bashkojmë forca për të përmisuar jetën e qytetarëve për të nderuar shkolla, institucione moderne për të respektuar të moshuarit për të mbështetur të rinjtë dhe për të afruar Shqipërinë çdo ditë e më shumë me Europën.Le të kujtojmë gjithmonë se Peza nuk ishte vetëm mbledhje politike, por një amanet i madh kombëtar të punojmë së bashku me zemër e mendje të hapur për një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe europiane. Faleminderit shumë që jeni të gjithë këtu sot për të nderuar kujtesën për të përcjell shpresë dhe për të mbajtur gjallë frymën e Pezës. Ju faleminderit”, tha ajo.
Komente
