Është 84 vjeçe por ende e fortët për të përballuar një virus famëkeq si ai i COVID-19 dhe të dalë triumfuese nga spitali Infektiv. Nënë Rukija është një nga luftëtaret e pamposhtura që ka fituar betejën e saj me koronavirusin dhe sot i është bashkuar njerëzve të dashur dhe familjarëve të saj.
Edhe pse e veshur me të zeza, për të, sot ishte një ditë e bardhë, plot shpresë dhe energji për të vijuar jetën e saj krahë nipërve dhe mbesave. Ajo është shoqëruar nga heronjtë e bluzave të bardha që po luftojnë çdo ditë me koronavirusin, për të shëruar sa më shumë pacientë dhe sot ishte fati i nënë Rukijes dhe 7 pacientëve të tjerë që lanë spitalin gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se “Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin Infektiv e shëruar nga COVID19. 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit".
Deri në këto momente kanë fituar betejën e tyre me koronavirusin plot 154 pacientë dhe personel mjekësorë.
Eshte menaxhuar shume mire por ka njerez te pa ndergjegjeshem qe shkelin rregullin. Por ka dhe njerez qe shesin bylmet ne mes rruges ose fruta=perime nuk sherbejne ne lokal por i nxirrin ne mes tortuarit per toke ketu duhet te veprojne organet e pushtetit lokal dhe inspektoriat shendetesor e polica
PërgjigjuShendet nene Rukia
Përgjigju