Chiesa dhe Allegri

85% e tifozëve s'e duan, Juventusi konfirmon Allegrin në stol: Në rikthim më kërkuan të fokusohesha te të rinjtë

20 Mars, 22:59
  • Share

Max Allegri do vijojë të jetë pjesë e Juventusit, paçka se 85 përqind e tifozëve si edhe rezultatet në fushë thonë të kundërtën. Trajneri livornez ia doli që të ndryshojë moton e cila mbizotëronte prej dekadash, të paktën te bardhezinjtë: 'Të fitosh është e vetmja gjë që vlen'.

Një klub si Juve nuk po merr guximin për të larguar trajnerin, teksa mbetet që ai të dorëhiqet, për të pasur një shkëputje mes tyre. Edhe pse vendi i tretë duket jo keq në këto kushte, vetë Allegri ka treguar se në rikthimin e tij në ekip i është kërkuar që të fokusohet te të rinjtë.

Tifozëve të Juves duket se u është sosur durimi, pasi në kanalet e komunikimit gati 85 përqind e tyre kërkojnë largimin e Allegrit në sondazhe.

"Kur u ktheva te Juve (për përvojën e tij të dytë si trajner, në verën e vitit 2021) m'u kërkua të rinovoja ekipin. Qëllimi ishte të fusja tre lojtarë të Next Gen çdo vit, të ulja pagën dhe të bëja ekipin të qëndrueshëm duke mbetur konkurrues", tha Allegri.

Kështu thotë trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri gjatë një interviste të gjatë me The Athletic, në të cilën ai përpiqet të përshkruajë kthesën e re të klubit të Juventusit.

"Këtë vit ka shumë të rinj në ekipin e parë. Shumë nga djemtë tanë luajnë në ekipe të tjera të Serisë A. Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer. Për të qenë i qëndrueshëm, futbolli italian duhet të ndjekë këtë rrugë", shpjegoi ai.

Shefi Ekzekutiv i Juves, Maurizio Scanavino konfirmon besimin e klubit te Massimiliano Allegri dhe vendos përfundimisht objektivat sezonalë.

"Ka besim të madh te ekipi dhe te trajneri, ne të gjithë po punojmë së bashku për të gjetur çelësin për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të arritur objektivat e sezonit aktual; kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe arritjen në finalen e Kupës së Italisë", tha ai.

Ai pranoi se ekipi është në një gjendje të komplikuar sa u takon rezultateve.

"Ky sezon filloi me entuziazëm dhe me shumë sukses në aspektin e rezultateve; për momentin jemi në një fazë disi të komplikuar. Në fushë herë pas here nuk ishim aq të shkëlqyer, por herë të tjera paraqitjet ishim shumë pozitivë dhe nuk arritëm të merrnim atë që meritonim, prandaj nuk dorëzohemi", tha Maurizio Scanavino.

Maurizio Scanavino 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?