Foto ilustruese

Kronikë

85 vjeçari në Mat vetëplagoset aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut, dërgohet në spital

17 Maj 2021, 08:53| Përditesimi: 17 Maj 2021, 09:00

  • Share

Një 85 vjeçar në Mat është vetëplagosur aksidentalisht duke pastruar armën e gjahut.

Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

“Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht   është vetëplagosur me armë zjarri”, thotë policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes armën e zjarrit, si dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?