91 parti politike fantazmë, pa adresë dhe me kryetarë anonimë, 56 marrin para publike, asnjë masë për t’i fshirë

28 Prill 2020, 16:18| Përditesimi: 28 Prill 2020, 18:18

  • Share

Nga një kërkim i Report Tv në dokumente zyrtare, rezulton se në Shqipëri ka 113 parti politike, nga të cilat vetëm 22 subjekte janë efektive, reale dhe funksionale. 56 parti politike përfitojnë fonde publike, por nuk kanë asnjë adresë, kanë kryetar anonimë dhe për pasojë nuk mund të kontrollohen nga ekspertët kontabël të kontraktuar nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkaq, 30 parti të tjera kanë deklarua se kryetarët e tyre nuk përfitojnë fonde publike që në viti 2018, duke mbetur gjithashtu jashtë kontrollit të KQZ. Ligji zgjedhor vepron vetëm mbi 22 parti politike, për të cilat ekspertët kontabël kanë paraqitur raporte financiare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Fenomeni i partive fantazmë në Shqipëri reflektohet në rezultatet zyrtare të subjekteve politike në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Disa nga partitë fantazmë në shumë zona të vendit, në zgjedhjet lokale apo të përgjithshme, kanë marrë zero vota. Ka edhe raste më ekstreme, ku partia politike nuk ka marrë as votën e kryetarit të saj. Çështja e partive politike fiktive është ngritur si shqetësim edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, në Komisionin e Ligjeve gjatë shqyrtimit të veprimtarisë vjetore të KQZ.

Deputeti Fino i ka kërkuar mazhorancës ku bën pjesë gjetjen e një mekanizmi ligjor për fshirjen e partive fantazmë. “Këtu kërkoj dhe vëmendjen e kolegëve, Kuvendi duhet të na ndihmojë për zgjidhjen e kësaj situate: ka qenë dhe mbetet lista e gjatë e partive fantazmë që rezultojnë rregullisht në statistikat e KQZ-së. Ndaj Kuvendi (këtë e kam sugjerim) nuk mund të bëjë sikur harron dhe ta shtyjë ende zbardhjen e një mekanizmi ligjor për fshirjen e tyre, të regjistrave të pasaktë”, ka propozuar Fino.

Fenomeni i partive vetëm në letër është ngritur si shqetësim edhe nga KQZ. Ligji zgjedhor i jep mundësi KQZ vetëm të përjashtojë një parti politike nga zgjedhjet, por jo ta çregjistrojë. Ndërkaq, Kushtetuta parashikon vetëm ndalimin e partive me qëllime antikushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka miratuar një raport për punën e KQZ, duke i lënë disa detyra për vitin 2020. Raporti pritet të miratohet nga Parlamenti në seancë plenare. Në detyrat që Kuvendi i ka lënë për zbatim KQZ nuk është përfshirë çështja e partive politike fiktive.

Dokumenti me detyrat qe Kuvendi i ka lene KQZ

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 28/04/2020 20:48

    SUPER SHKRIM !!! Të gjitha Partitë Politike të këtyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI , janë BANDA të mbushura me BANDITË , KRYEHAJDUTË , KRYEHORRA , KRYEKUSARË , KRYEKRIMINELË , KRYETRADHTARË , dhe lloj lloj PLEHRASH , FUNDËRRINA dhe DOBIÇA që duan të VJEDHIN dhe PLAÇKISIN SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT E VARFËR !! VAFSHIN në DJALL dhe ESFEL gjithë këto BANDA dhe KURRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRRË MOS E GËZOFSHIN GJËNË E VJEDHUR ISHALLA O ZOT I MADH ! RESPEKTE RESPEKTE për Gazearin ADRIATIK DOÇI

    Përgjigju
  • Emini: 28/04/2020 17:46

    Vertet eshte nje shqetesim i tille qe ngren komisjoni qendror i zgjedhjeve,por jokaq dramatike.KQZ ne radhe te pare duhet te zbatoje ligjin Nenin 12 te Ligjit per partit politike,pasi ne zgjedhje jane lejuar parti politike te rregjistrohen ne zgjedhje me te njejtin sigel dhe shkroje nistore.Ketu fillon shkelja dhe rremija e sistemimi i partive politike dhe adresa e tyre. Partit politike jo parlametare dhe ata qe kane me pak se 1/0/ vota ne zgjedhjet e fundit parlametare, nuk morin fonde nga buxheti i shtetit edhe kete duhet tadije publiku shqiptare. Persaiperket aiditimit KQZ spekullon due abuzon me ligjin per finoncimin e partive politike.Perse duhet bere auditimi i njepartie politike kudihet publikisht qe nuk kanemare asnje qindarke fode, mga shteti,apo burime tetjera finoncjare te ligjeshem? Apo duhet me ju gjetur pune patjeter eksperteve kontabel! Persa i perket ingesistemcen e voteve te nje subjekti politik kjo eshte e vertet,por te mos harrojme se kemi 30 vjet qe diskutojm dhe akuzojme per vjedhje votesh.Mazhoranca dhe KQZ duhet te rregullojne mynyren e votimit dhe numerimit elektronik te votes lire dhe pastaj te gjykojme vertet per parti politike inegistente. Meshume se gjysma e partive politike ne vendin tone jane parti politike fraksjones qe skane sigel ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten,por kane levizur germat e sigleve duke shtu, germa nga me te ndryshme.Pergjegjesi e Gjykates dhe e KQZ. Keto jane problemet qe duhen ngritur e gjykuar ne komisjonin e ligjeve,kuduhen mdigjuar dhe partit e vogla jo parlametare, pasi perata flitet,dhe jo te ndigjohen gjithmone mazhoranca,Opozita,KQZ. Personalisht jame dakort qe partit politike qe nuk perfaqesohen nje nga zgjedhjet parlametare apo lakale ne dy mandate radhes ,duhet te crregjisyrohen dhe jo nekete mynyre sic thuhet pa u rregullu infrastruktura e cdo partije meakt themelimi,Me emblemen perkatese dhe shkrojen nistrote,me adrese te saket e te rregjistruar ne organin tatimore konform ligjit.

    Përgjigju
  • Toni: 28/04/2020 17:20

    Kryetaret e ketyre partive nuk marrin as votat e grave te tyre, por para nga buxheti marrin

    Përgjigju
  • Eni: 28/04/2020 17:18

    Duhet te fshihen urgjentisht si kjoskat pa leje, jane bere partite si qoftoret.

    Përgjigju
  • Andi: 28/04/2020 17:16

    Po per programet e ketyre partive a dihet gje, pasi parate i paskan marre?!

    Përgjigju
  • asl: 28/04/2020 16:51

    Hajdute profesioniste qe nga 1deri ne fund.Te poshter.

    Përgjigju
  • TemO: 28/04/2020 16:49

    Bashkim Fino e beri detyren si deputet.Kuvendi duhet ti shkrij partit fantazme.Partit qe marrin pjese ne zgjedhje duhet te fitijne jo me pak se 10.% te votave,ndryshe te shkrihen.Drejtuesit e partive me rregjistrim fantazme te gjobiten si mashtrues e perfitime te paligjeshme.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 28/04/2020 16:30

    Kufoma e klases politike shqiptare çliron cianur per shoqerine. Deri kur?? Permbysja duhet te filloj nga maja piramides korrupsionit KRYEMINISTER/RILINDJE+PRESIDENT LIKE/LYLTSIMBERISHA

    Përgjigju
  • jarani: 28/04/2020 16:26

    GRATE ku ti kene keta kryetaret e partive fantazme….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?