Kronikë

88 kryekomisarë test me shkrim për gradën drejtues

15 Mars 2024, 14:25| Përditesimi: 15 Mars 2024, 14:38

  • Share

88 Kryekomisarë po i nënshtrohen testimit me shkrim  për të fituar gradën Drejtues, ndërsa 20 Drejtues për të fituar gradën Drejtues i Parë.  Testi po nisi sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Aktualisht, në strukturat e Policisë së Shtetit, janë 40 vende të lira për Drejtues dhe 12 vende të lira për Drejtues të Parë.  Sipas Policisë, javës tjetër do të zhvillohet edhe testimi me shkrim, për të konkurruar për gradat Komisar dhe Kryekomisar.   

Procesi po monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe po mbikëqyret nga AMP dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë Policinë e Shtetit.

 

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?