Spitali Infektiv

Kronikë

Rriten lehtë rastet në vend, 888 të infektuar në 24 orët e fundit! 3 qytetarë humbin betejën me COVID, 91 të shtruar te Infektivi

26 Gusht 2021, 18:28| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 18:54

  • Share

Një rritje të lehtë kanë shënuar rastet me COVID në 24 orët e fundit. 888 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa 3 qytetarë kanë humbur betejën me COVID.

"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre qytetarë: një qytetar 40 vjeç nga Shkodra, një qytetar 77 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Dibra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 274 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë", thotë ministria.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 6619 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 888 qytetarë, në këto bashki:  254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë. 

Aktualisht janë 7681 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

"Çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127".

Si pasojë e rritjes së rasteve, cOVID 3 po bëhet gati për t'u hapur për pacientët e infektuar për të përballuar valën e vjeshtës. Shqipëria po shqyrton mundësinë për të bërë me detyrim vaksinën anti-COVID, për një kategori të caktuar personash që janë në kontakte të afërta me njerëzit në punën e tyre të përditshme. 

 Statistika (26 Gusht 2021) 

Raste të reja ditore         888
Të shëruar në 24 orë       274
Të shtruar në spitale       91
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 7725 

Testime totale            1,019,885
Raste pozitive             142,253
Raste të shëruara         132,086
Raste Aktive                    7681
Humbje jete                     2,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             2900
Shkodër          1322
Vlorë               694
Fier                  592
Durrës             527
Lezhë              397
Elbasan           376
Berat               278
Gjirokastër       243
Korçë               156
Kukës              116
Dibër                 80

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?