89 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet, në dukje në rënie, kanë rezultuar nga vetëm 321 testime të kryera, nga ku kanë dalë edhe 179 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 314.991 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 3.331 aktivë me virusin, 27 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër virusit. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (15 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 179
Të shtruar në spitale 27
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 321
Testime totale 1,942,526
Raste pozitive 321,893
Raste të shëruara 314,991
Raste Aktive 3,331
Humbje jete 3,571
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,271
Fier 512
Durrës 310
Vlorë 301
Gjirokastër 186
Berat 152
Korçë 137
Lezhë 132
Shkodër 132
Elbasan 124
Dibër 47
Kukës 27
Komente
