Nëntë deputete të PD firmosin amendament për buxhetin e 2025: Të rimbursohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor

11 Nëntor, 13:44| Përditesimi: 11 Nëntor, 16:26

  • Share

Nëntë deputete të opozitës kanë dorëzuar një amendament për buxhetin e vitit 2025. Ato kërkojnë të rimburësohet rikonstruksioni i gjirit dhe paruket për gratë me tumor

"Fondi prej 600 milion Leke do te perdoret per rimbursimin e shpenzimeve per protezat e rikonstruksionit te gjirit dhe paruket per grate e diagnostikuara dhe ne trajtimit mjeksore ndaj kancerit te gjirit. Ky fond detajohet dhe perdoret me vendim te Keshillit te Ministrave" thuhet në amendament. 

Deputetet firmëtarë
1- Zheni Gjergji
2- Dhurata Çupi
3- Jorida Tabaku
4- Ilda Dhori
5- Lindita Metaliaj
6- Ina Zhupa
7- Elda Hoti
8- Emilja Koliçi
9- Greta Bardeli

Nje kopje e amendamentit u sigurua nga gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iliri: 11/11/2024 16:00

    Me nje llogjike njerezore,kjo duhet pranuar dhe te funksionoje ! Qeveria dhe publiku,te tregoje nje perkujdesje te vecante,per te semuret me kete diagnoze ! Te perpiqemi te deshmojme respekt dhe mbeshtetje per femren,per ato,jeta e te cilave,vihet ne pikepyetje mga kjo semundje e rende.Hiqni dore nga politizimet e shemtuara ! Iliri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?