9 ditë luftime në Nagorno-Karabakh/ Palët akuzojnë njëra-tjetrën për sulme ndaj popullsisë civile

5 Tetor 2020, 14:22| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 16:59

  • Share

Kanë kaluar nëntë ditë që nga nisja e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe palët vazhdojnë të fajësojnë njëri-tjetrin për sulme ndaj zonave civile.  

Të hënën, zyrtarët e Nagorno-Karabak thanë se forcat Azere filluan sulmet me raketa në qendrën e saj administrative, Stepanakert.

Në anën tjetër ministria e mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se forcat armene po bombardojnë tre qytete të saj - Beylagan, Barda dhe Terter – pasi fillimisht kishin goditur qytetet e Ganjas dhe Mingecevirit.

Hikmet Hajiyev, një zyrtar azer, shkroi në Tëitter se katër raketa balistike Tochka ishin lëshuar në Mingecevir, qyteti i cili ka një popullsi prej më shumë se 100,000 dhe ndodhet 100 km (62 milje) nga kufiri i Armenisë. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga Shushan Stepanyan, sekretarja e shtypit për ministrinë e mbrojtjes armene.

Burimet armene kanë thënë që numri i të vdekurve nga luftimet në rajon ka arritur në më shumë se 200, ndërsa Azerbajxhani tha se 19 civilë janë vrarë dhe 60 të plagosur.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar një luftë mbi Nagorno-Karabakun në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, luftë e cila përfundoi në një traktat paqje në 1994.

Luftimet kanë ngritur shqetësim ndërkombëtar për stabilitetin në Kaukazin e Jugut, ku tubacionet transportojnë naftë dhe gaz  nga Azerbajxhani në tregjet botërore dhe për mundësinë që fuqitë e tjera rajonale mund të tërhiqen  në konflikt pasi Azerbajxhani mbështetet nga Turqia dhe Armenia ka një pakt mbrojtjeje me Rusinë. 

Kryqi i Kuq dënoi bombardimet pa kriter dhe sulmet me armë vdekjeprurëse në qytete dhe zona të tjera të populluara.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?