Foto ilustruese

Ministria e Energjisë: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri

15 Qershor 2022, 12:48| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 12:51

  • Share

Ndërtimi i parqeve eolike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e kompanive më të njohura europiane në këtë sektor. Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion.

 “Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha evropiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi këtë si një dëshmi e garës së hapur që tashmë Qeveria Shqiptare po zhvillon dhe që po tërheq gjithmonë e më shumë kompanitë e huaj. Ky ankand vjen pas dy ankandeve të zhvilluara për dy parqet fotovoltaike, Karavasta dhe Spitallë, të cilat u fituan nga kompania e njohur franceze, Voltalia.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?