‘9 maji’/ Kryenegociatorja për integrimin në BE: Europa është këtu

9 Maj 2023, 11:01| Përditesimi: 9 Maj 2023, 11:36

  • Share

 

Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka është shprehur se Shqipëria i gëzon të gjitha vlerat si një vend Europian, ku theksuar se fokusi janë të rinjtë.

“Europa është këtu! Viti 2022 ishte një vit shumë i rëndësishëm dhe historik për Shqipërinë. Hapëm negociatat për t’u bërë anëtarë të BE. Që prej korrikut të vitit të shkuar kemi punuar intensivisht në procesin e negociatave. Të gjitha institucionet e angazhuara me profesionalizëm në kalimin e fazës së parë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE. Sot dita e Europës, dita e solidaritetit, sundimit të ligjit, demokracisë, diversistetit kulturor. Ne ndajmë të njëjtat vlera me BE. Identiteti ynë thellësisht europianë. Perspektiva e të qenit vend anëtarë e afërt. BE në raste të ndryshme ka dhënë mesazhe të forta, që integrimi është i vërtetë dhe pranë.  

Sot në fakt dua të ndalem tek të rinjtë. Shqipëria është një vend i ri, një nga vlerat më të mëdha që Shqipëria do të sjell në familjen europiane. Të rinjtë janë burimi energjisë. Shqipëria ka shumë cilësi, gatimin, artizanatin, artin, të aftësive sipërmarrësve, inovacionit...etj. Shqipëria po punon për të ndërtuar më shumë mundësi për të rinjtë në fushën e aftësive. Unë do përmend disa prej tyre, garancia rinore, një nisëm nën modelin e BE, që po e zhvillojmë përpara se të jemi anëtarë të Be. Nisma mbështetje e madhe për të rinjtë, duke zhvilluar aftësitë. Kjo veçanërisht për ata të rinj që s’janë pjesë e tregut të punës, për t’i dhënë këtyre mundësi punësimi. Një tjetër mundësi është hapja e 10 qendrave të inovacionit rinor, për t’i dhënë të rinjve inovator për të transformuar ekonominë shqiptare drejt integrimit në BE. Ardhja e kolegjit të Europës është një mundësi për t’u aftësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen europiane në vendin tonë. Dua t’ju uroj gëzuar ditën e Europës”, tha Majlinda Dhuka.


Lajmi kryesor:

Sot shënohet 'Dita e Evropës', çfarë domethënie ka data 9 maj! Hohmann: Ndihuni krenarë! Shqipëria bërë përparime! Dhuka: Europa është këtu


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?