Pas ka mbledhur 5 mijë firma e nevojshme për t'u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit, PD ka depozituar kërkesë për tu regjistruar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njëkohësisht me të ka në dërguar kërkesë në KQZ edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit.
Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet nga KQ kërkesa e tyre. Afati i fundit për regjistrimin e partive është 14 shkurti.
3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit., mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike.
Deri tani janë regjistruar këto parti:
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani
Balli Komëtar Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur
Pal Shkambi I pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi I pavarur, Berat