Markelian Kuqo, Bujar Memia dhe Enkeleida Hoxha

9 përballjet e para me Vetingun, nga Enkeleida Hoxha e Kuqo që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm tek Dhurata Haveri dhe Kalaja, shkon në 79 numri i gjyqtarëve të dorëhequr

2 Janar 2022, 14:55| Përditesimi: 2 Janar 2022, 18:55

  • Share

Organet e Vetingut do të rifillojë punën javën e dytë të janarit. Në 6 janar 2021, gjyqtarja e Beratit Rudina Palloj pritet të dalë para Komisionit të Vetingut të shkallës së parë për t’u njohur me rezultatet e verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Ndërkaq, Kolegji i Apelit, në 10 janar 2022, do të rinisë procesin gjyqësor për çështjen e kryeprokurores së Durrësit e Anita Jella, e konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut, por që Komisioneri Publike, me rekomandim të ONM-së, kërkon që të shkarkohet nga detyra.

Në 11 janar, Kolegji do të shqyrtojë kërkesën e prokurorit Hysen Keta, i shkarkuar nga detyra.

Keta kërkon të rrëzojë vendimin e shkarkimit. Në 12 janar 2022, Kolegji i Apelit do të shqyrtojë kërkesën e gjyqtares së Korçës, Brunilda Malo, për t’u rikthyet në sistem, pasi është shkarkuar nga KPK-ja, ndërsa në 13 janar do të nisë shqyrtimin e kërkesës së gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja, i cili kërkon të konfirmohet në detyrë pasi është shkarkuar nga KPK-ja. Në 22 janar, Kolegjit do të shqyrtojë padinë e gjyqtares Dhurata Haveri, e cila kundërshton vendimin e shkarkimit nga shkalla e parë e Vetingut.

Kolegji i Apelimit do të shqyrtojë edhe kërkesat e tre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kundërshtojnë vendimet e shkarkimit nga detyra nga KLGJ dhe KLP, pasi kanë liruar disa të dënuar nga burgu. Më 17 janar Kolegji i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, i shkarkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor një vit më parë pasi liroi nga burgu të dënuarin me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997. Kuqo kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit.

Në 19 janar 2022, Kolegji i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e prokurorit të Krujës Bujar Memia, i shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi mbajti një qëndrim pasiv dhe nuk ankimoi vendimet për lirimin nga burgu të Ilir Pajës dhe Hekuran Billës. Ky i fundit u ekzekutua pak kohë pas lirimit, më 11 qershor të 2020-ës. Që të dy u liruan para afatit nga gjyqtarja e famshme Enkelejda Hoxha, sot e shkarkuar dhe në burg me kërkesë të SPAK.

Me 20 janar 2021, Kolegji i Apelimit do të shqyrtojë çështjen e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, e cila është shkarkuar nga KLGJ në 17 mars 2021, me kërkesë të ILD-së, për lirimin nga burgu të të dënuarve të rrezikshëm. Hoxha kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit. Enkeleida Hoxha u arrestuar në sallën e gjyqit teksa po lironte në këmbim të parave të dënuarin e radhës, Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Italia për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë.

Enkeleida Hoxha u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Enkeleida Hoxha liroi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burg të përjetshëm me për vrasje në Angli, konvertuar në Shqipëri në 25 vite burg. Nëse nuk do të ishte arrestuar, Hoxha do të kishte liruar edhe Saimir Petanin, i dënuar për vrasje.

Nga ana tjetër vijojnë dorëheqjet nga sistemi i drejtësisë. Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 79 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjor pse rreth 10 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Numri i dorëheqjeve pritet të rritet pasi rreth 40 % të gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk kanë kaluar ende në filtrin e Vetingut.

Dorëheqjet

Julian Kristo, prokuror në Korçë

Armanda Xhaferri, prokurore e Elbasanit

Skënder Damini, gjyqtar Apeli Vlorë

Ermira Tafani, prokurore e Elbasanit

Elidon Papazisi, gjyqtar Gjirokastër

Ardian Kalia, Gjykata e Tiranës

Ergys Selamani, Gjykata e Fierit

Arben Mullaj, Gjykata e Tiranës

Gent Pejon, ndihmës ligjor

Piro Sota, Gjyqtar i Fierit

Lual Lusha, Gjykata e Kavajës

Agron Gjana, prokuroria e Durrësit

Ahmet Metaliaj, Gjykata e Tiranës

Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Tiranës

Granit Shahu, prokuror i Tiranës

Anila Galanxhi, prokurore e Tiranës

Ergys Gashi, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Durrës

Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Fatbardh Çonikun, Gjykata e Elbasanit, i komanduar në KLGJ

Kostika Çobanaqi, Gjykata e Beratit

Henrik Ligori, ish-Prokuroria për Krimet e Rënda

Pëllumb Vehbi, Gjykata Gjirokastrës

Rasim Doda, Gjyqtar në Sarandë

Dhurata Balla, gjyqtare në Tiranë,

Gramoz Levanaj, gjyqtar i Apelit në Tiranë

Arjana Fullani, Gjykata e Lartë

Aleksandër Muskaj, Gjykata e Lartë

Mirela Fana, Gjykata e Lartë

Andi Çeliku, Gjykata e Lartë

Evelina Qirjako, Gjykata e Lartë

Guxim Zenelaj Gjykata e Lartë

Bensik Imeraj, Gjykat Kushtetuese

Vladimir Kristo, Gjykata Kushtetuese

Sokol Berberi, Gjykata Kushtetuese

Adriatik Llalla, kryeprokuror

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës.

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit

Agim Bendo, gjyqtar i Apelit

Astrit Haxhialushi, gjyqtar i Apelit

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Krujë.

Ilir Çeliku, gjyqtar Gjykata e Apelit Vlorë.

Ilir Pashaj, gjyqtar Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan

Metush Saraçi, ish-kreu i gjykatës së Apelit në Tiranë

Rezarta Mataj, Gjykata e e Tiranës

Zihni Shahu, kryetari i Gjykatës së Elbasanit

Regleta Panajoti, Gjykata e Tiranës

Nezir Gjoka, Prokuror Tiranë

Agim Dilka, prokurori në Elbasan

Joana Qeleshi, kryeprokurore Durrësit

Fran Prendi, Gjykata Speciale

Ndue Gjura, inspektor pranë ish-KLD, gjyqtar në Durrës

Adrian Nezha, prokuror Tiranë

Ermir Beta, prokuror në Berat

Bujar Hoxha, prokuror Tiranë

Bilbil Mete, Prokuroria e Përgjithshme

Erion Pustina, prokuror i Pogradecit

Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër

Ketra Bajrami, Gjykata e Sarandës

Liljana Sulollari (Baku), Gjykata e Krimeve të Rënda

Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë

Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër

Ajrana Liço, Gjykata e Tiranës

Petraq Dhimitri, Gjykata e Apelit Durrës

Rabiana Halili, Prokuroria Durrës

Genci Sinjari, Gjykata e Durrësit

Amarildo Laçi, Gjykata Administrative

Marjana Shtjefni, prokurore e Shkodrës

Njazi Seferi, Prokuror Tiranë

Arben Zefi, Gjykata e Shkodrës

Ema Gashi, Gjykata e Durrësi

Liradin Lira, Gjykata e Pogradecit

Merita Xhani, Gjykata Durrës

Eneida Civici (Abazaj), Gjykata e Tiranës

Brunilda Kasmi, Gjykata e Tiranës

Erlindi Basha, ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë

Eritan Shehu, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Elona Kana, këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë

Adnand Berdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sali: 26/01/2022 06:12

    Keta duhet te futen ne burg deri ne vdekje dhe tu sekuestrohet pasuria keture, femijeve, familjareve dhe te gjithe atyre qe kane vjedhur e shkaterruar kete Shqiperi

    Përgjigju
  • Ilir Meta: 02/01/2022 19:46

    Po me doreheqjen keto e kalojne paqe.E padrejte,duhet te kthejne gjene e vjedhur ,dhe te futen atje ku liruan kriminelet ne kembim te parave.ky eshte minimumi per to.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?