Foto ilustruese

Shëndeti

9 qytetarë humbin jetën nga koronavirusi, 572 rezultojnë pozitiv me COVID! 31 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë

6 Tetor 2021, 19:11| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 19:32

  • Share

9 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç. 

Ndërkohë 572 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 3808 testime të kryera në mbarë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar. Në gjithë vendin janë 8134 pacientë aktivë me COVID19. Ndërkohë janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rset pozitive në këto bashki:

237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq.

Statistika (06 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        572

Të shëruar në 24 orë      825

Të shtruar në spitale       179

Humbje jete në 24 orë     9

Testime ditore                 3808

Testime totale              1,224,108

Raste pozitive                173,190

Raste të shëruara           162,322

Raste Aktive                     8134

Humbje jete                     2,734

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3599

Durrës             905

Fier                  738

Shkodër          619

Vlorë               480

Elbasan           443

Berat               294

Lezhë              284

Gjirokastër      230

Kukës              202

Korçë              173

Dibër               167

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?