Bota

9 rajone në Italinë qendrore në gatishmëri për shkak të raketës kineze jashtë kontrollit, në hartën e rënies së mundshme përfshihet edhe Shqipëria (VIDEO-LIVE)

8 Maj 2021, 10:08| Përditesimi: 8 Maj 2021, 10:21

  • Share

Mbetjet e një rakete të madhe kineze, që u lëshua në hapësirë javën e kaluar, pritet të hyjnë në atmosferën tonë pas mesnatës dhe orës 4.26 të mëngjesit të ditës së Dielë 9 maj.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor dhe objekti 18 tonësh është një nga më të mëdhenjtë në dekada që do të realizojë një hyrje të pa drejtuar në atmosferë.

Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës dhe mbetjet mund të bien në 41.5 gradë gjerësi gjeografike veriore dhe 41.5 gradë gjerësi gjeografike jugore, pjesë në këtë hapësirë gjeografike është edhe Shqipëria.

Një nga vendet që mund të preken është edhe Italia, vendi fqinjë ka marrë masa paraprake në 9 rajone të vendit.

Në Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Campania, Bazilikata, Puglia, Kalabri, Siçili dhe Sardenja, qytetarëve u është këshilluar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, për të shmangur çdo lëndim të mundshëm nëse ndodhe që pjesë të raketës të bien atje. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze. Virtual Telescope me bazë në Itali kapi imazhin e raketës, e cila dukej si dritë e ndritshme, ndërsa kalonte mbi teleskopin robotik “Elena”. Në trajektoren e rënies mund të përfshihet edhe vendi ynë, por ekspertët ndërkombëtarë deklarojnë se mundësitë më të mëdha janë që pjesë e raketës do të bien në ujë.

Raketa kineze prej ditës po ndiqet hap pas hapi nga Pentagoni i cili ka refuzuar ta godasë atë në hapësirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ujku i Dudasit: 08/05/2021 12:46

    Mbetje te raketes pritet te bien mbi gjirin e lalzit. Kpbd.

    Përgjigju
  • Sefgjini: 08/05/2021 12:25

    Shitblerja e votave eshte ves i vetem LSI me moniken dhe like floririn ne krye. Shitbletje mund te behen por ka shime nga votuesit qe nuk votojne per ato qe u kane premtuar. Brockullst e Hajduteve te LSI dhe PD.

    Përgjigju
  • Nik Martini: 08/05/2021 10:42

    Alibia e shitblerjes se votes eshte nje (krye)kenge e vjeter e hajduteve me me nam te tyre PD-isteve, qe kane kryer krime zgjedhore si 26 maji 1996 dhe thuajse ne cdo pale zgjedhjesh politike e lokale. Mgjth perpjekjen e duhur e ne kohe te faktorit nderkombetar, si vezhgues per t'i legjitimuar zgjedhjet, KRYEKRIMINELI I SHQIPERISE, RAJONIT E e me gjere se bashku me siamezin e tij ILIR MET'META, sic ka thene Eduard Selami per mosnjohjen e zgjedhjeve po konsumojne rendshem nje akt antidemokratik e ANTIKOMBETAR, pasi Shqiperia ne qershor, se bashku me RMV do te nisnin konferencen nderkombetare per celjen e negociatave, po keta ARMIQ TE PERBETUAR TE POPULLIT SHQIPTAR, TE ZHYTUR NE LLUMIN E KORRUPSIONIT E TE KRIMINIALITETIT kerkojne ta pengojne e, ne te njejten kohe qe kete t'ia faturojne Edi Rames si perhere. Eshte i paperligjur fakti qe drejtesine e re shqiptare nuk po e shohim si ne "variantet" analoge te Kroacise e Rumanise, por po mbahet me gajret populli, me sot e me neser. Sali Berisha, Ilir Meta etj duhet te shkojne nje ore e me parepara drejtesise e te marrin denimin me te rende, qofte per te kthyer denimin me vdekje edhe njehere per dy persona. "Dhembja" per ta ne popull eshte zero. Ai mezi po e pret. Kesisoj ne te mbeturit pa date clirimi (jo 28 a 29) heqjen qafe te tyre do ta quajme si clirimin e vertete te Shqiperise nga pushtuesit e brendshem demagoge e te kellisorus me te keqen.

    Përgjigju
    • XxzzzxZ: 08/05/2021 11:42

      Futja pordhes

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?