9 raste me Omicron në Kosovë, mjeku për Report TV: Fituam betejën, kjo është vala e fundit e pandemisë

27 Dhjetor 2021, 13:20| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 13:51

  • Share

Kosova po përballet me një situatë ndjeshëm më të stabilizuar epidemiologjike se vendet e tjera të rajonit. Ndonëse tanimë janë konfirmuar 9 raste të reja me variantin Omicron, mjeku epidemiolog në Prishtinë, Ilir Tolaj tha për Report Tv i i bindur se kjo do të jetë vala e fundit e pandemisë.

 “Imunizimi i tufës dhe vaksinimi ndikuan në stabilizimin e situatës Covid. 800 mijë me të dyja dozat. Omicron do bëhet mbizotërues në Kosovë. Do kemi edhe një valë tjetër të pandemisë. Rastet serioze do të jetë më i ulët se në valët paraprake. Respektimi i masave i varfër, por rrezik nuk ka. Omicron varianti i fundit në këtë pandemi”, tha mjeku.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se dy prej rasteve me Omicron kanë ardhur nga kontinenti amerikan, 2 dy nga Britania, 1 nga Franca dhe 4 raste të cilët mohojnë historinë e udhëtimit jashtë vendit, janë në komunën e Mitrovicës. Aktualisht në Kosovë , mund të hyhet vetëm me certifikatë vaksine, por zbatimi i masave, sikur deklaroi në Report tv mjeku Tolaj, le shumë për të dëshiruar.

Duke folur lidhur me masat anti-COVID, mjeku theksoi se në Kosovë ato nuk respektohen, kjo mbase edhe për shkak se rastet e infektimeve kanë rënë dukshëm.

“Respektimi i masave anti-COVID është relativisht i varfër. Vetë fakti që kemi 10 raste të reja në ditë, i bën edhe njërit më konfidentë që nuk ka më rrezik dhe masat nuk kanë pse të respektohen. Edhe në kohën kur masat ishin shumë të shtrënguara, sërish ato nuk respektoheshin.”, tha ai. 

 

 

Intervista e plotë

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?