Kronikë

9 të arrestuarit në Ministrinë e Brendshme, grupi shkeli ligjin dhe bashkoi lotet në një tender gjigant që dëmtoi cilësinë! U bë pa miratimin e Policisë, ja kush kundërshtoi

11 Korrik 2021, 14:42| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 17:04

  • Share

Detaje te reja të shkeljes së ligjit për procedurën e tenderimit për uniformat e Policisë së Shtetit. Burime për Report TV thonë se procedura e tenderimit ka nisur që në 2019-ën, periudhë kur është hapur gara për uniformat e reja të Policisë së Shtetit. Sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Brendshme ka bërë bashkimin e të tre këtyre pjesëve në vetëm një të tillë, çfarë ka çuar deri në rritje të çmimit, ulje të cilësisë së materialeve dhe reduktim të cilësisë.

Kjo vendimmarrje, thonë burimet, është kundërshtuar nga vetëm një prej anëtarëve të komisionit, i cili ka dhënë firmë kundër procedurës së bashkimit të pjesëve, duke pretenduar se ishte shkelje e ligjit. Burimet saktësojnë po ashtu se për shkak të mungesës së dokumentacionit, është shprehur kundër edhe një anëtar i prokurimeve për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

Kompania “D&E shpk”, e cila fitoi tenderin me vlerë rreth 25 milionë euro, kishte mangësi në plotësimin e dokumentacionit, dhe se janë skualifikuar kompani që kanë ofruar çmime më konkurruese. Bashkimi i tre pjesëve për uniformat e efektivëve është bërë pa miratimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si organi që duhet të jepte pëlqimin për këtë tender. Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarët e arrestuar deri më tani janë  ata të cilët kanë hedhur firmën në dokumenta, duke shkelur ligjin. Hetimet vazhdojnë më tej për të provuar nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Një ditë më parë me kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Danila Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në 'arrest shtëpie' Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit.

Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të  11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë 'zbërthyer' skemën e abuzimit me tenderin.

Rezulton se ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari ka ndryshuar çmimet, sasinë dhe cilësinë e uniformave të kërkuara nga Policia e Shtetit dhe ka favorizura fituesin. Sipas përgjimeve të SPAK, këto veprime të paligjshme, Naqellari i ka kryer në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë të arrestuar. Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, ku zyrtarët dhe ish zyrtarët nën akuzë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedure prokurimi, ku fitues u shpallën bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l”, kompania “Lovers s.r.l”  dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 11/07/2021 22:01

    Kjo është të tallesh trapin me gjithë shtetin!! Aq të sigurtë e ka fitoren fituesi i caktuar sa nuk bën as dokumentet sa për sy e faqe!! Ka mangësi në dokumentacion thotë ...hahaha

    Përgjigju
  • ihsulibib: 11/07/2021 18:07

    Ne OST, Kesh dhe Oshee jane te gjithe tenderat e dyshimte. Perse nuk ben media nje rezyme te tyre per te pare abuzimet? Po mbi kriteret perjashtuese te pothuajse cdo tenderi nga cdo institution perse nuk shkruan asnje media? Do kishte gallata. Per nje rikonstruksion godine kerkohen p.sh. agronom, kimist, nga 10 certifikime te kompanive, fabrike betoni, ekspert zjarrfikes etj etj. N.q.s nuk besoni duhet te shihni tenderat me nje ofertues dhe pastaj hidhini nje sy kritereve te vena.

    Përgjigju
    • Lala: 11/07/2021 20:05

      Po ca thu mer shok.kudo tenderat Jan abuzime e vjedhje massive.jo vetem ne ose.ne ushtri.ne polici.ne gard neper ministrira.ne presidenc.te avokati popullit.po thuj ishalla I fisin te gjith ropshat ne burg se na moren ne qaf kalamojt.se ne vl u pa puna jon

  • Ani: 11/07/2021 16:31

    Po SP Plarent Bdreca ku eshte.....

    Përgjigju
    • Ruli: 11/07/2021 21:19

      Lere se na duhet Plarenti per te Opinion qe te na tregoje anen juridike te gjerave.

    • Sadiku: 11/07/2021 18:20

      Kryehajduti qe ne cdo ministri ku ka qene vetem ka vjedhur, Plarenti firmosi duhet te ishte arrestuar i pari,

  • Lol: 11/07/2021 14:48

    Shikoni se çbehet me tenderat ne oshee.

    Përgjigju
  • dori: 11/07/2021 14:46

    hahaha tender 25 milion euro dhe nuk eshte ne dijeni i gjati llezhi apo preshi. nese vertete sjane ne dijeni peshqit e medhenj le te ikin per paaftesi, ne te kundert te shkojne ne burgbper korrupaion galopant. dhe ju shkerdhatat e carlos se tenderave te ndertimit publikoni komentet e njerezve se dime te shkruajm dhe ne vend tjeter

    Përgjigju
    • Huari Kalabumba: 11/07/2021 16:19

      Ministrine ne ate kohe e kane drejtuar dy mirditore. Nuk e shikoni sa i bukur eshte bere ish Sekretari i Pergjithshem? Po Lindita ministresha cfare kujtoni se ka bere? Mirditori nuk ta ka dhene vajzen per nuse po nuk pate mbaruar UNIVERSITETIN.

    • Tirona: 11/07/2021 16:08

      Doro kto vllai jan bo si redaktues të komenteve anti qeveritare. I dhem shum kir kritoko qeverin. Mbi 10 komente me fakte tē miat sjan publiku.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?