90% e vdekjeve post-COVID nga insuficienca renale! Koronavirusi rrezik për tromboza të arterieve koronare

15 Shkurt 2022, 20:50| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 20:59

  • Share

Insuficienca renale akute është ndër faktorët që kanë risk mortaliteti në rreth 90% të rasteve të pacientëve në stadet e fundit dhe të rënda të COVID-19.Mjekja nefrologe Zheni Gjergji thotë se kontrollet rutinë mund të shmangin rastet fatale.

“Sëmundja renale është një sëmundje që ndonjë herë është shumë e heshtur dhe edhe në rastin e Covid mund që pacienti të mos manifestoj asnjë shenjë klinike. Kështu që check up-i dhe ekzaminimi për paramentrat kryesor të funksionit renal si azotemia, kreatinemia, klirenci i kratininës duhet të jenë në objekt të mjekut të familjes.Kjo ka një risk mortalitetit rreth 90%. Disa faktor risku që janë faktor risku për sëmundje kardiovaskulare është dislipidemia, një faktor risku shumë i rëndësishëm dhe për sëmundjet renale”, shprehet Zheni Gjergji.

COVID-19 rriti incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare duke shkaktuar deri në tromboza të arterieve koronare.

“Ajo që bie në sy është edhe çrregullimet e koagulitetit. Pra nëqoftëse keni hasur në praktikë që bëjnë trombozat mushkërive, ashtu në të njëjtën kohë bëhen dhe trombozat e enëve të zemrës, të arterieve koronare dhe shkaktojnë infarkte. Inflamacioni i miokardit, vihet re një tendencë tek moshat e reja sepse ndoshta moshat e reja për shkak të fizikut të tyre e neglizhojnë këtë pjesën në momentin që preken nga COVID që të ruajnë një regjim qetësie dhe në këtë mënyrë favorizohen miokarditet dhe ankesat dhe simptomat dhe pastaj detyrohen të vijnë në spital.”- shprehet Naltin Shkuka, mjek kardiolog,

Neglizhenca e kontrollit të yndyrave në gjak, stresi, obeziteti dhe diabeti kanë rritur ndjeshëm vizitat ambulatore.

“Nëse ne shohim një tendencë, gjithnjë e në rritje të vlerësimit të rritjes së vlerave të presionit arterial mbi atë që njerëzit e konsiderojnë dhe vetë normë, nuk ndodh kjo për vlerësimin e yndyrave në gjak. E quajnë si faktor jo shumë të rëndësishëm, ndërkohë që janë ndër faktorët madhor të riskut të sëmundjeve kardiovaskulare.-shprehet Anila Shahini kardiologe.

Për sëmundjet kardiovaskulare meshkujt e kanë faktor risku moshën 40 vjeç ndërsa gratë një 10-vjeçar më vonë, në kohën kur fillon periudha e menopauzës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?