Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia deklaroi sërish këtë të shtunë për mediat se 93% e ilaçeve në QSUT janë të skaduara.
“Skandali i 93% të ilaçeve të skaduara në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza është vetëm maja e ajsbergut e kalbëzimit nga korrupsioni i sistemit shëndetësor në vend. E vërteta është se QSUT-ja është kthyer në një kosh plehrash për disa kompani të lidhura me qeverinë, që zbrazin depot e tyre nga ilaçet në prag skadence, duke ia dhuruar gjoja Spitalit, për të kursyer qindra milionë lekë për asgjesimin e tyre”, tha Bardhi.
Ai akuzon për situatën aktuale të sistemit shëndetësor ministren Ogerta Manastirliu, që sipas tij nuk tregon se kush ka përfituar nga depozitimi i ilaçeve të skaduara në QSUT dhe se sa prej këtyre ilaçeve janë përdorur nga pacientët.
“Ogerta Manastirliu e ka thelluar edhe më tej skandalin. Drejtoreshën e Farmacisë së QSUT-së, Narvina Sinani, person direkt përgjegjës për skadimin e ilaçeve, e ka emëruar Drejtoreshë të Agjencisë së Barnave, e cila përgjigjet për sigurinë e ilaçeve në të gjithë vendin. Çfarë sigurie mund të kenë ilaçet kur tek e njëjta Agjenci, personi përgjegjës për kontrollin e farmacive është emëruar një stomatologe, e paliçensuar për të kryer detyrën e garantimit të popullatës për sigurinë e barnave?!” , ka shtuar më tej Bardhi.
Deputeti i Partisë Demokratike u shpreh në përfundim të deklaratës së tij se korrupsioni dhe klientelizmi janë shndërruar në faktorët kryesorë që rrezikojnë jetën e qytetarëve nga ilaçet e skaduara e ato të falsifikuara.
Komente

Ky eshte turpi I perfaqsimit te Shkodres ne parlament.E shreta Shkoder ku ka arrit.Ne asnje mendyr nuk duhet te perfaqesojne Shkodren dy budallenj Nard Noka e Bardh Spahija
Përgjigju