Politikë

95% e prindërve pro mbylljes së TikTok, Rama: Nuk janë socialistë, por edhe demokratë! Duan të shpëtojnë fëmijët nga ajo ‘mortje’ që iu ishte futur në trup

19 Mars, 09:41| Përditesimi: 19 Mars, 10:31

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama flet për vendimin për mbylljen e aplikacionit TikTok. Nga Elbasani, tha se 95% e prindërve që ishin pro, nuk janë socialistë, por ka edhe demokratë. Nga takimet e zhvilluara me prindërit, Rama thotë se kuptoi se ata e shihnin si një mundësi për t’u shpëtuar fëmijët nga ajo mortje që iu ishte futur në trup.

“95% nuk janë socialistë. Shumë më tepër se 5% janë demokratë që kanë mbetur jetimë por që prapë nuk kanë ku shkojnë dhe rrinë pas kënetës, janë edhe të tjerë që nuk votojnë për ne. Sepse menduan si prindër, jo si demokratë dhe socialistë. Më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja nga ajo mortje që i ishte futur fëmijëve në trup. Më 11 maj duhet të vendosim për familjen dhe fëmijët. Një prind që ka fëmijë s’duhet ta diskutojë fare që më 11 maj jo vetëm që të shkojë votim, por të investojë që ne të futemi në BE", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama ftesë Dashnor Sulës nga Elbasani? PS shtëpi e hapur, por të dezinfektohet nga 'morrat' e kënetës! Partinë ia vodhën natën (VIDEO)


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?