95-vjetori i lindjes së Camajt, Rama: Dosja e tij e survejimit, ndryshe nga e bashkëpunimit. S’e lanë të qetë as në botën tjetër!

28 Gusht 2020, 21:43| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 23:04

  • Share

"Terrin mes dy dritave, s'e duron ylli që shkoqët". Me këto vargje të shkëputura nga poezia "Shkushullim" e Martin Camajt, u çel konferenca e organizuar në 95-vjetorin e lindjes për jetën, përndjekjen edhe veprën nga Autoriteti për Informim mbi  Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit në Pallatin e Brigadave.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në fjalën e saj, u shpreh se zbardhja e disa copëzave të dosjes së Camajt, tregoi interesin e lexuesit dhe studiuesve ndaj tij, prandaj duhet që këto figura, që i bëjnë vetëm mirë kombit tonë duhet të vlerësohet, siç duhet.  

Ndërsa, kryeministri Edi Rama, teksa rrëfeu njohjen e tij me të, e cilësoi dosjen e survejimit të Camajt, tjetër gjë krahasuar me atë të bashkëpunimit.

“Camajn e kam njohur, jo sy për sy, por kemi pas kontakt të vazhdueshëm së bashku. Jemi njohur më zë, edhe kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë që u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë… Është, si të thuash për mua, një kënaqësi, por edhe nder që të marr pjesë në një tjetër varrim sot këtu, në varrimin e shpifjeve edhe akuzave, që Camaj mori jo më nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë. Sipas tyre, edhe unë jam bashkëpunëtor, derisa kam në shtëpi një vëllim të librave të Camajt me dedikimin e tij, ku ka edhe një firmë që me mendjen e mbrapsht të studiuesve, është firma e një subjekti 2A. Unë jam konkat i subjektit 2A. Është për të qeshur dhe për të qarë, sepse është e papërballueshme, lehtësia me të cilën një masë, gjithmonë dhe më e madhe njerëzish që janë të destinuar të mbeten askush, kërkojnë të bëhen dikush, duke guxuar që të prekin deri aty, ku gjenden dikushet, për të cilët De Rada thoshte:Engjëjt që e bëjnë veç gostinë e tyre. Prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një lumze pseudosh, që duke shfrytëzuar të gjithë parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre, edhe për t’u zënë vendin. Pra për të zëvendësuar engjëjt me djajtë është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar”, shprehet Rama.

Teksa referonte për Camajt, dhe mosbashkëpunimin e tij me sigurimsat në vend dhe ata të huaj, e paralelizon këtë çështje me akuzat që janë duke u bërë ndaj tij, për çështjen e Detit.   

 “Më shkon gjuha tek deti, por nuk po merrem me të, se është një rast tipik ku nuk ka marrëveshje, s’ka negociata, dhe prej disa vitesh nuk kanë vazhduar negociatat, sepse nuk kemi rënë dakord që të thonë: Bëji transparencë. D.m.th thellohu, thellohu. Ti diçka ke. Kështu pashë që po shfaqeshin duart e tyre, mbi engjëjt e gostisë, të veshur me veladonin e martirëve, të të sakrifikuarave të klerit katolik. Kjo do të ishte fundi për të gjithë ne, si shoqëri, prindër edhe njerëz”, thotë kryeministri Rama.

Studiuesi Erald Kapri, i cili ka thelluar më tej studimin e tij ndaj Camajt, si agjent ose jo i UDB-së apo dhe agjenturave të tjera, teksa flet për këtë, ka dhe një konstatim për kryeministrin Edi Rama.

“Kryeministri është një nga personazhet publikë që nxit hedhjen e baltës. Atij i njihet atributi që ka sjell eshtrat e Mit’hat Frashërit, por pak muaj më parë në Parlament u shpreh se komunizmi ishte në anën e duhur të historisë. Kjo është shmangia e kontekstit historik, edhe që nuk është mirë”, shprehet Erald Kapri.

95 vjet më parë, Martin Camaj u lind në Temal të Dukagjinit. U arratis nga Shqipëria në 1948. Ndërsa, kontributi i tij është i madh në letërsi, gjuhësi, sociolinguistikë dhe fushën e albanologjisë. Përpos botimeve letrare dhe përkthimit të veprës së tij në gjuhë të huaj, ka qenë bashkëthemelues i revistës “Shejzat” në Romë dhe themelues i katedrës së albanologjisë në universitetin “Ludwig Maximilian” të Mynihut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na habiset: 31/08/2020 14:07

    Ky ishte shkrim per Camajn apo per KM? Asgje s'morem vesh nga autoriteti i dosjeve...

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2020 01:42

    Z.Rama,faktet jane fakte, veshtire te gelltihen por ama jane E VERTETA E SHENJTE. Edhe neve, si klase, kur studionim nuk na erdhi mire, kur na thoshnin qe Bajroni,ishte poet por ama calonte pak,qe Shumani e Shubert kompozonin,por ama njeri vdiq I cmendur e tjetri nga sifilizi,qe shqipja eshte pjese e gjuheve indoevropiane por ama ka moter grupi gjuhen e romeve etj,etj.E dime, te gjithe krijojme imazhin ose konceptin, disa here idealist per dike a dicka ,por pastaj shokohemi nga faktet e vertetesise Gjeja me e mire eshte, leri menjane e vazhdo rrugen drejt pa u hutuar nga vitrinat.Sa per z.Kapri do them vetem kaq:M.Frasheri ishte O.K. te rivarrosej ne Shqiperi ,por jo me ceremony,dhe jo prane vellezerve Frasheri,arsyet dhe faktet dihen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?