Bota

98 të vdekur nga shpërthimi i një cisterne nafte në Sierra Leone

6 Nëntor 2021, 21:55| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 22:08

  • Share

Të paktën 98 njerëz vdiqën pasi një cisternë karburanti shpërtheu në një periferi të kryeqytetit të Sierra Leones, Freetown, sipas autoriteteve në vendin e Afrikës Perëndimore.

Shpërthimi ka ndodhur pasi një cisternë nafte është përplasur me një tjetër makinë, në një rrugë me shumë qarkullim. Pamjet e publikuara në mediat lokale kanë treguar trupat e shtrirë nëpër rrugë.

Mohamed Lamrane Bah, drejtor i komunikimit për Agjencinë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Sierra Leones (NDMA), i tha CNN se disa njerëz ishin gjithashtu në gjendje kritike pas shpërthimit.

Autoritetet kanë dërguar të plagosurit në spitale dhe kanë mbledhur trupat dhe përpjekjet e shpëtimit në vendngjarje kanë përfunduar, shtoi Bah.

“Pamjet dhe dëshmitarët okularë thanë se ndërsa ndodhi përplasja, të dy drejtuesit dolën nga automjetet e tyre dhe paralajmëruan banorët e komunitetit që të qëndronin jashtë vendit të ngjarjes, ndërsa përpiqeshin të bllokonin një rrjedhje që buronte nga përplasja”, thuhet në deklaratë.

Ai shtoi se ndërsa kjo po ndodhte, "disa anëtarë të komunitetit nxituan në vendngjarje dhe përfituan nga rrjedhja për të grumbulluar karburant dhe për ta ruajtur atë në strukturat e improvizuara aty pranë".

“Për shkak të marrjes së karburantit, ndodhi një shpërthim i madh dhe vendi u përfshi nga flakët”, tha ai.

Ambulancat u mblodhën për të dërguar viktimat dhe njerëzit në situata kritike në spitale të ndryshme në Freetown.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?