Kronikë

99 vjetori i Kongresit të Lushnjës, apel për shpalljen festë kombëtare, Ruçi: Rilindi ndërgjegjen politike

21 Janar 2019, 18:16| Përditesimi: 21 Janar 2019, 19:43

  • Share

Sot është kremtuar 99 vjetori i Kongresit të Lushnjës,teksa pasardhësit e grupit nismëtar të këtij kongresi edhe sot kanë përfituar nga rasti për të bërë apel që përkujtimi i “Kongresi të Lushnjës” të shpallet festë kombëtare. 

Në kuadër të kësaj dite në qytetin e Lushnjës u zhvillua një aktivitet përkujtimor të ngjarjes të rëndësishme historike për vendin tonë, teksa prezent ishin edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv/ kryeministri Erion Braçe si edhe deputetët e Lushnjës, Bashkim Fino e Tatjana Piro. 

Pas përshëndetjes së kreut të Bashkisë Fatos Tushe, fjalën e mori kryetari i Kuvendit i cili promovoi vlerat e këtij Kongresi për shtetin e ri shqiptar dhe parlamentarizmin. 

Nga ky qytet nisi diplomacia shqiptare, në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit. Kongresi i Lushnjes, si një ylber pas rrebesheve të kohës, rilindi ndërgjegjien e lartë politike dhe tregoi pjekurinë e shqiptarëve.

Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit

Sipas kreut të Bashkisë Lushnjë, është përgatitur tanimë kuadri ligjor për t'u shpallur festë kombëtare "Dita e Kongresit Kombëtar të Lushnjës".

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?