Një fëmijë s’është i talentuar vetëm kur vlerësohet me nota të larta në shkollë, por dhe kur arrin të shikojë botën ndryshe (Chuck Grassley). Këtë arrin ta bëjë dhe Jamarbër Joxha, 9-vjeçari me probleme të spektrit autik, i cili ka zgjedh që ndjesitë e tij të fëmijërisë për lulet, prindërit edhe të tjerë të afërm i ka mbledh në librin “Lulëkuqja” (AuvernaMon), duke i hapur kështu rrugë një udhëtimi të munguar në letrat shqipe.
“Unë i’u dua shumë, Tirana është bota më e madhe për mua. Dua që ky libër i sapobotuar të bëhet pjesë e botës poetike, siç janë bërë veprat e Martin Camajt, Ismail Kadares edhe Dritëro Agollit”, shprehet Jamarbër Hoxha.
“Botimet tona u kujdesën për këtë promovim, pasi në këtë muaj përkon dhe një ditë që përkujton autizmin. Jamarbëri është një fëmijë i talentuar që di të shkruaj shumë bukur, që flet disa gjuhë të huaja, por edhe ka një karakter të veçantë, që duhet të njihet edhe nga lexuesit”, shprehet botuesja Toçi.
Një fëmijë autik nuk duhet të ndryshohet, por duhet kuptuar dhe dëgjuar me zemër. Prandaj kushdo nga ne duhet të dijë t’i përcjellë dashuri kurdoherë dhe kudo në shkollë, jetë edhe punë, rrëfen profesor Edmond Tupja, i cili ndal edhe tek eksperienca e tij personale, si prind i një fëmije ndryshe
“Tërë ata prindër, familjarët që kanë dikë që e duan shumë me auztizëm janë heroina edhe heronj. Këtë e kam përjetuar nën lëkurë. Ime shoqe është një heroinë. Ka fëmijë që falë shkencës dhe teknologjisë ndryshojnë, siç është edhe Jamambri. Mua të dy krahët e politikës shqiptare kanë pas dëshirë të më çojnë që të shërohet fëmija. Por kjo nuk është çështje mjeku, se duhet që të maresh tërë shtëpinë, lagjen etj. Që ta çosh atje. Kjo është e pamundur, prandaj duhet që t’u falni dashuri, se nuk bëni dot aktorëllëk me ta”, shprehet Tupja.
Promovimi i librit të Jamarbër Hoxha u promovua në kuadër të programit të festivalit “Ditëve të librit”.