Dorela Beqaj për Report TV

A bëhet biznes në pandemi? Studiuesja e politikave ekonomike në Report TV: Kush u përshtat me nevojat e tregut, doli fitues

12 Gusht 2020, 14:02| Përditesimi: 13 Gusht 2020, 09:58

  • Share

Dorela Beqaj studiuese e pavarur e politikave ekonomike gjatë një studimi të zhvilluar për të parë gjendjen në të cilën ndodhet biznesi si pasojë e krizës që po shkakton pandemia ka dal në përfundimin se më shumë se 70% e bizneseve e kanë të pamundur të ri ngrihen para 1 viti ose më tepër.

Por a do të ketë biznese të cilët do ta kthejnë në sukses krizën dhe cilët biznese rrezikojnë më shumë falimentin. Përgjigjet e këtyre pyetjeve i ka dhënë në një lidhje në Skype për Report TV, Dorela Beqaj, e cila thotë se shumë biznese kanë falimentuar dhe ka rënie të të ardhurave.

“Bizneset kanë pësuar edhe rënie e të ardhurave por ka pasur edhe shumë falimentime të bizneseve. Bizneset më të prekura kanë qenë ata të turizmit, të transportit, por edhe nënkategoritë që kanë pasur lidhje me sektorin e transportit. Kanë ndjekur edhe politika agresive nga disa biznese në mënyrë që ti mbijetojnë krizës”, shprehet Beqaj.

Por nga ana tjetër Beqaj shprehet se shumë biznese kanë ditur si ta menaxhojnë situatën dhe ka edhe sektorë që do ti mbijetojnë krizës më së miri.

“Bizneset që kanë pasur një ecuri më të mirë në këtë situatë janë ata që janë adaptuar me kërkesat e tregut. Ato lokale që përdorën delivery-in, apo edhe bizneset ushqimore janë ata që u adaptuan me krizën dhe ofruan shërbimin e tyre. Bizneset që nuk janë prekur më shumë janë ata që kanë tregtuar maska, dezinfektantë apo edhe depot farmaceutike. Janë një pjesë e vogël e bizneseve siç është farmaceutika që do të dalë e suksesshme nga kjo krizë. Platformat e shitjeve dhe blerjeve online kanë pësuar një rritje të ndjeshme, por edhe ata të shërbimit delivery”, thotë studiuesja e politikave ekonomike.

Përveç krizës së bizneseve studiuesja vë theksin edhe tek ulja e konsumit, dhe për këtë sugjeron marrjen e masave për ta nxitur atë, që edhe rimëkëmbja ekonomike të jetë më e shpejtë.

“Konsumi është në rënie të ndjeshme dhe qytetarët po blejnë vetëm më të mirat e domosdoshme që janë kryesisht produktet ushqimore.Këshilla më e mirë është politika mbështetëse dhe ndihmëse për të mbajtur në këmbë për të mbajtur në këmbë biznesin dhe për të rritur konsumin. Do ti ndihmojë biznesin heqja e TVSH-së, garancitë sovrane, por duhet mbështetur edhe konsumi për të rimëkëmbur ekonominë”, pohon ajo.

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi është në rënie që prej muajit mars, për shkak se qytetarët kanë zgjedhur të kursejnë për shkak të frikës së një izolimi të dytë. Në muajin korrik inflacioni rezultojë 1.4% nga 1.8% që ishte në muajin qershor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ahaha: 12/08/2020 18:51

    Sa vjece eshte kjo qe te quhet studiuese?

    Përgjigju
  • Beni: 12/08/2020 18:01

    Pash zotin,ku i sajoni keto emertime,studiuse.Kjo kur qenka kaq e zgjuar per ekonomi,business,te beje hajer per veten e saj njehere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?