Tirane- Me 74 vota pro, zero kundër e zero abstenim u hoq nga rendi i ditës votimi i amnistisë penale pasi nuk u arrit konsensusi ashtu siç paralajmëroi shqiptarja.com dhe Report Tv. Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputetët e tij munguan në seancë siç paralajmëruan një ditë më parë ndërsa sot në një konferencë për median tha se përfitimi nga amnistia i protestuesve të PD dhe protestave qytetare është i panegociushëm.
Për të dhënë votën pro për aministinë penale Basha tregon dhe kushtet
“Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.
Ka dhe një reagim për deklaratën e kreut të grupit parlamentar Bledi Çuçi i cili tha se PS i ka votat por u duhet konsensusi.
"Ka dalë sot ka thënë që ne i kemi votat por na duhet konsensus. Unë nuk e besoj. Shpresoj të mos jetë e vërtetë. Shpresoj që nuk ka deputet që i thonë vetes opozitarë që shkojnë të votojnë lehtësimin e masave për zyrtarë të korruptuar, por nëse - se në politikë duhet ta marrësh dhe fjalën si ta thonë- janë penduar dhe duan të ecin, kjo është rruga për të ecur. Rivendosja e amendamentit që përjashton zyrtarët e korruptuar nga përfitimi dhe përfshirja e amendamenteve për protestuesit. Meqë Manja ka shprehur gatishmërinë ta rishqyrtojë të gjithë protestuesit, edhe ata socialistët të përfitojnë nga ky amendament" tha Basha sot në konferencën për median nga selia PD.
Duke përgjigjur deklaratës së Manjës se PS do ta kalojnë me mbi 90 vota pro Kryetari i PD-së deklaroi se "do të inspektojë këdo deputet të opozitës që voton amnistinë dhe se për çfarë e shtyu të votonte."
A do të doni të amnistohen dhe protestuesit e 8 janarit?
Të gjithë. Edhe protestuesit e PS-së nëse ka ngelur me proces të hapur. Nëse e ka me këtë le të qetësohet Ulsiu. Është e qartë që synon të korruptuarit është e zeza në të bardhë. Pse hoqi pikën C të nenit 5. Kjo pikë përjashtonte personat e dënuar nga GJKKO.
Basha akuzon Ramën se përmes aministisë po përpiqet të përdorë aministinë për të liruar zyrtarët e vet të dënuar për korrupsion.
"Edi Rama po ndërrmerr një hap tjetër. SPAK e GJKKO I dënon unë i liroj. Ky është mesazhi që do të japë me amnistinë. Është fare e qartë. Ajo që po ndodh është përpjekje për të përdorur amnistinë për të liruar zyrtarë të dënuar për korrupsion nga GJKKO dhe për ti cuar mesazh drejtësisë. Ky është qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë" tha Basha në konferencë për median në selinë e PD-së.
Do i beja nje pyetje Lulit, nese kodi i procedures penale do ishte pa mangesi perse duhet te ekzistoje amnistia apo perse te mos jete me propozim te presidentit te republikes si cdo ligj apo referendum i zakonshem?????? pak e veshtire por kete beteje Lu
Përgjigju