Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se nëse në krye të PS do të ishte një figurë tjetër, ai do të bënte marrëveshje me to. Këtu ka përmendur figura si Arta Dade dhe Pandeli Majko.
"Mund të ketë marrëveshje me PS nëse do të jetë në krye të Ps një socialist. Arta Dade, Pandeli Majko, Mimi Kodheli. Jo Rama.
Nëse Meta zbret në shesh janë shumë socialistë të revoltuar që do të mbëhstesin Metën në mbrojtje të demokracisë së vendit.
Rama i shet miqtë e vetë, siç bëri me Tahirin. Për mua Sajmir Tahiri është ministri më i suksesshëm PS, në polici, përveç drogës, që e bëri me urdhër nga lartë të Ramës.
Të vdesë nëna dhe ditën e dytë të vësh muzikë vetëm ky e bën. Ky njeri siç ka qenë lakuriq kësaj rradhe e nxori fytyrën dhe lakuriq e nxori, kështu do dalë në zgjedhjet e ardhshme", tha Maliqi.
Sa i përket situatës në burgje, konkretisht në atë të Peqinit, ku prej disa ditësh të burgosurit janë në grevë për shkak të masave dhe kushteteve, ai e quan një gjendje skandaloze. Sipas tij të burgosurit kërcënohen nëse ngrenë zërin.
"Situata në burgje skandaloze. Nuk janë të njëjtët të burgosur. Janë 705 të burgosurve të policisë të cilët paguajnë drejtorë të burgjeve. Gjithë kjo situatë e burgjeve ka një emër. Ka një abuzim të tmerrshëm me të burgosurit, me ushqime të rëndomta, me emërime skandaloze se do të izolojnë ata që ngrenë zërin. Kjo ka të bëjë me atë që thashë unë goditja e PS brenda llojit.
Morën Stefan Cipën, më i ndershmi, e nisi seriozisht punën, e hoqën për punë të mirë dhe sollën një drejtor të korruptuar. Ish polic, se di ku e ka blerë diplomnë. Nuk pyet asnjë ministër, se ministri është kukull. Të gjitha në burgje janë abuzive. Tenderat në burgje janë abuzive. Nuk mund të futet drogë dhe armë në burgje pa dijeninë e titullarit të lartë. Nëse u mboll droga se mbolli Tahiri por kryeministri.
Rama doli e tha, po prezantojmë drejtorin e policisë s ëburgjeve më të suksesshmi, Bardhyl Kacorri. ai vendosi një rregull në sistemin e burgjeve që se kishte bërë asnjë më parë. Sa erdhi drejtori i përgjithshëm filluan të gjitha këto.
Situata është e keqe jo vetëm në burgje, do hiqen vizat në janar. Me zotin Basha ka qenë bisedë për kandidim për deputet ky e ka me elektoratin", tha ai.
Lajmi kryesor: