Sali Berisha

Politikë

A do e çojë 11 majin në Gjykatën Kushtetuese? Berisha: Drejtësia është e kapur nga Rama! S’kemi iluzione, por betejën e kemi në të gjitha frontet

5 Shtator, 13:47| Përditesimi: 5 Shtator, 13:59

  • Share

Një ditë më parë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e PD-së për të mos njohur shpërndarjen e mandateve të zgjedhjeve të 11 majit. Në daljen e sotme për mediat, kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nëse do të vijojë betejën ndaj asaj që e quan farsë elektorale dhe ta çojë 11 majin në Gjykatën Kushtetuese. 

Sipas Berishës, sistemi i drejtësisë është i kapur nga Rama dhe se sipas tij, kjo reflektohet edhe me vendimet që janë dhënë kundër ankimimeve të opozitës për zgjedhjet. 

“Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në kontroll të plotë të Ramaduros. Por kjo nuk do thotë që ne të mos ndjekim procedurën. Nga qindra vendime dhe ne do e japim shifrën, 99.9 përqind të tyre, që nga 20 marsi gjer sot, janë dhënë kundër opozitës dhe pro narkopartisë së shtetit. Ne nuk kemi iluzione, por ne, thashë, betejën do e bëjmë në të gjitha frontet.

Natyrisht e them këtu, dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë. E kundërta do të ishte një bashkëpunim në krim monstruoz elektoral, do të ishte një akt i pafalshëm që do bënte këtë forcë politike bashkëfajtore në farsën elektorale të vendit.”, tha Berisha.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?