Udhëtimi i serialit të famshëm 'La Casa De Papel' në Netflix përfundon sot, teksa do të publikohen pjesët e fundit të sezonit të pestë. Të pikëlluar pas vdekjes së anëtares kryesore të ekipit, Tokios, profesori dhe ekipi do të ndërmarrin një 'udhëtim' të tmerrshëm brenda Bankës së Spanjës.
A do të vdesë apo do të mbijetojë ekipi i grabitjes? Kjo është pyetja që i mundon të gjithë fansat e serialit të famshëm. Ky sezon u xhirua në Madrid të Spanjës, Panama, Tajlandë, Itali, Danimarkë dhe Portugali. Drejtori i serialit, Jess Colomenar deklaroi se ky sezon do të jetë shumë emocionues, i veçantë dhe ndryshe nga seritë që kemi parë deri më tani.
Ja disa pyetje që mundojnë fansat e që presin përgjigje
A do ta dorëzojë Alicia profesorin në polici?
Alicia, ashtu si ekipi i grabitjeve tani është një nga gratë më të kërkuara. Pasi u përball me Profesorin dhe mposhti Marsejën dhe Benjaminin, Alicia lindi fëmijën e saj, e ndihmuar nga Profesori. Megjithatë Alicia nuk është ende plotësisht në anën e Profesorit, dhe ka ende një shans të madh që ajo të jetë arsyeja e dështimit të grabitjes, ose të paktën fundi i Profesorit.
A do t'i bashkohet Rafael grabitjes?
Rafaelin, djalin e çuditshëm dhe gjeni të Berlinit, në sezonin 5 e pamë teksa kërkonte t'i bashkohej 'biznesit familjar' të grabitjes. Megjithatë Rafael ende nuk është përfshirë nga Profesori në një grabitje, por me ndihmën e Rafaeli, ekuipazhi dhe Profesori mund të gjejnë një mënyrë për të shpëtuar.
A do të vdesë apo do të shpëtojë ekipi i grabitjes?
Sipas fansave të filmit, një ose dy nga personazhet e grabitjes do të vdesin, por gjithashtu pritet që disa të mbijetojnë. Megjithatë ende ka shumë mister në këtë aspekt.
A ka vdekur vërtetë Tokio?
Nuk është e mundur të marrësh katër granata në gjoks dhe të mbijetosh. Sakrifica e Tokios i ka dhënë ekuipazhit më shumë kohë, pasi ajo ishte në gjendje të vriste Gandían, Sagasta dhe shumicën e personelit të Forcës Speciale. Disa teori të fansave të serialit sugjerojnë se do të shohim rikthimin e Tokios në sezonin e fundit, por mund të jenë thjesht kujtime të personazheve të tjerë.