Politikë

A do e drejtojë seancën e parë të Kuvendit? Berisha: S’do mund të ndodhë ndonjëherë, vazhdojmë betejën për rikthimin e votës së lirë

19 Maj, 10:46| Përditesimi: 19 Maj, 11:47

  • Share

 

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë se do të jetë ai që do të çelë seancën parlamentare në shtator si deputeti më i vjetër. Për gazetarët, ai tha se ‘nuk do mund të ndodhë ndonjëherë’, duke shtuar se do të vazhdojë betejën për rikthimin e votës së lirë

“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.

Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve...Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.

Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim.”, u shpreh Berisha.


Lajmi kryesor:

Afera Partizani/ Berisha nga SPAK sulme drejtësisë: Dumani shërbëtor, Gjoka kriminele e mashtruese! Dhuna e deputetëve në protestë? Gazetarët kujdes kur raportojnë


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?