Mjeku dhe kirurgu i njohur Arben Beqiri ka publikuar një status mjaft sensibilizues ku bën thirrje që përballë kësaj pandemia botërore, e vetmja gjë që të gjithë qytetarët të ndihmojnë dhe parandalojnë përhapjen e koronavirusit, është të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangnin kontaktet me njerëzit e dashur dhe të tjerët.
Beqiri bën apel që të paktën për dy javë të gjithë të vetëizolohen, por sipas tij me keqardhje konstaton se shumica e njerëzve e cilëson këtë thirrje dhe mbyllje të pjesës më të madhe të institucioneve dhe aktivitete private si një ditë pushimi për të dalë shëtitje.
Statusi i plotë i mjekut Arben Beqiri:
A do ja dalim?
Këtë pyetje ma bëjnë këto ditë shume miq, të afërm, pacientë të shqetësuar nga lajmet e përditshme mbi pandeminë nga covid 19. Me keqardhje konstatoj që rrugët e Tiranës janë të mbushura dhe vetëm ndonjë maskë tek tuk të kujton që nuk është ditë e zakonshme pushimi!
Nuk ka të ngjarë që ne ta kalojmë këtë situatë më lehtë se vendet e tjera por duke qenë pak më të vonuar në prekjen nga kjo pandemi kemi mundësi të mësojmë shumë nga eksperienca e të tjerëve.
Nuk ekzistojnë as veprime, masa apo buxhete magjike që të mund të zgjidhim situatën. Por ekzistojnë të gjitha premisat që përhapja e këtij infeksioni tepër ngjitës të kufizohet në maksimum! Nuk duhet të lejojmë që për çdo dy pacientë që dalin nga terapia intensive 5 të rinj të shtrohen në terapinë intensive. Kjo do te bllokonte plotësisht sistemin shëndetësor.
Mjekët dhe infermierët po punojnë dhe do vazhdojnë të punojnë pa u lodhur për tu ardhur në ndihmë të sëmurëve. Me kënaqësi konstatoj që vlerësimi për ta sot është në maksimum. Shpresoj që të mos harroni, dhe që kjo të vazhdojë edhe pas kësaj pandemie.
A do ja dalim? Sigurisht që PO!
Me një kusht, askush të mos takojë askënd për disa dite, më e mira 2 javë. E bëni dot këtë të dashur qytetarë? Qëndroni dot në shtëpitë tuaja duke evituar çdo kontakt me persona të tjerë? Do t’i bënit një shërbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!
VETEIZOLOHUNI!
E keni ju në dorë!
Me sa shikoje asnjerit nuk i paska pelqyer vetizolimi,na perqen apo jo,nuk ka rruge tjeter per t'i shpetuar vdekjes.UNE PO RI NE SHTEPI,RRINI EDHE JU,TE SHPETOJME NJERI-TJETRIN.
Përgjigju