Princ Harry

Sport

'A do kthehet futbolli në shtëpi?', Princ Harry parashikon fituesin e Kupës së Botës

11 Korrik 2018, 17:29| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 17:41

  • Share

Princi i Britanisë së Madhe Harry ka bërë parashikimin e tij për skuadrën fituese të Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi.

Gjatë një vizite në rezidencën e presidentit irlandez, princi u pyet nga gazetarët nëse futbolli do të kthehej në shtëpi, Harry u përgjigj: Me siguri që po.

Edhe pse ndodhet në një vizitë disa ditore në Dublin, Harry do të largohet për në Moskë për të parë nga stadiumi ndeshjen e Anglisë. Anglia dhe Kroacia do të luajnë mbrëmjen e sotme për një vend në finalen e Kupës së Botës, ku po i pret e sigurtë Franca.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?